Vijnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në pak minuta më parë në fshatin Suka të Dajçit.
Nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë një grua si dhe është plagosur burri. Të plagosurit kanë qenë duke punuar tokën në momentin kur ka rënë rrufeja.
Mësohet se 2 autoambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre dhe gjendja e tyre.
Ky është incidenti i parë nga paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike.











