Duhej që hetimet të mbaronin në 17 Korrik për ish ministrin Tahiri. Por Prokuroria kërkoi shtyrjen e tyre me 3 muaj, për shkak të disa letra porosive të cilat kërkojnë kohë të vijnë.
Por kjo nuk e shqetëson fare ish ministrin, i cili vazhdon të shijojë pushimet me të birin e tij. Saimir Tahiri po shijon diellin dhe ujin. Si “përgjigje” ndaj Prokurorisë, Tahiri ka publikuar një video duke notuar me stil bretkose.
“ Stil 🐸 deri ne breg” shkruan ish ministri nën hetim për lidhjet e mundshme me bandën e Habilajve të cilët po gjykohen në Katania të Italisë për trafik të lëndeve narkotike.

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10217277660593928/











