Pas lajmit se aktori i humorit Fadil Hasa ndërroi jetë, nuk kanë munguar as reagimet e miqve të tij të humorit. Ishte Muharrem Hoxha ai që dha lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Fadil Hasës, “gjigandit” të humorit shqiptar.
Në një intervistë, mes lotësh, aktori Muharrem Hoxha i është përjetësisht mirënjohës mësuesit të tij, i cili e mori për dore dekada më parë dhe së bashku bënë rrugëtimin e bukur në estradën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
”Humbje e madhe është, për ne, për dy gocat e tij,” shprehet mes lotësh ai.
Mëngjesin e sotëm dy vajzat të cilat mbetën jetime pas humbjes së nënës së tyre dhe të aktorit të mirënjohur, i bënë një telefonatë Muharrem Hoxhës, shokut të ngushtë, njeriut më të afërt të aktorit, duke i dhënë lajmin e hidhur.
Mes lotësh, vajza e aktorit i tha se babai i saj nuk mundi t’ia dilte. Ai që dikur i bënte të gjithë të qeshnin, sot i ka lënë mes lotëve.











