Shtohet numri i të mbyturëve në plazhet shqiptare. Raportohet për një tjetër viktimë nga plazhi i Shëngjinit.
30 vjeçari është banues në Elbasan dhe është gjetur i mbytur në afërsi të portit në orët e mëngjesit.
Informacion paraprak
Më datë 16.07.2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur ” Skalierat” , është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”












