Sot, rreth orës 19:00, në segmentin rrugorë Tiranë-Fushë Krujë, drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”, i Gj. Gj., ka aksidentuar këmbësorin, e seksit mashkull, rreth 40 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëherëshme si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimit të viktimës së këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme.












