• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FIKS FARE/ Mësuesja pa arsim përkatës, të diplomuarit i hiqen orët

admin by admin
8 May, 2017
in Kronika
0
FIKS FARE/ Mësuesja pa arsim përkatës, të diplomuarit i hiqen orët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare ka denoncuar sonte skandalin e radhës në arsim, ku një mësuesi të diplomuar për frëngjisht i heqin orët e gjuhës së huaj dhe e caktojnë për të dhënë histori, ndërsa një mësuese që nuk di gjuhën frënge jep mësim në një shkollë tjetër brenda juridiksionit të së njëjtës zyrë arsimore.

Skandali ka ndodhur në Ersekë, ku mësuesit, i cili është ankuar pranë emisionit investigativ, i kanë hequr orët e mësimit me pretekstin se nxënësit hoqën dorë nga frëngjishtja si lëndë e dytë dhe nuk i gjendet një vend tjetër pune në si mësues frëngjishteje, por i ofrohet punë si mësues historie. Ndërkohë, në një fshat vetëm 500 metra larg shkollës së qytetit, një mësuese, me arsim të mesëm, e cila ka bërë vetëm një kurs frëngjishteje, jep këtë lëndë.

Historia u denoncua në redaksinë e emisionit Fiks Fare nga mësuesi Anesti Jorgji, mësues në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, Ersekë. Mësuesi Jorgji, i diplomuar për frëngjisht, i trajnuar në Francë dhe me disa specializime jashtë vendit, u ankua se padrejtësisht i hiqen orët e mësimin në gjimnaz. Sipas mësuesit, atij i kanë hequr orët e mësimit në klasat 11-të dhe 12-të në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Për këtë, ai akuzon Drejtorinë e Arsimit Rajonale në Korçë, pasi e cilëson të padrejtë heqjen e orëve të një mësuesi me arsim përkatës, ndërkohë që një mësuese tjetër pa arsimin përkatës zhvillon orët e frëngjishtes. Ai shprehet se mund të pranojë heqjen e orëve në gjimnaz, por kërkon ta transferojnë me një shkollë tjetër, ku zhvillohet ora e frëngjishtes.

Madje, ai tregon edhe vendin se ku mund ta çojnë. Mësuesi shpjegon se në shkollën “Dy Dëshmorët” në Taç të Ersekës, lëndën e frëngjishtes e realizon një mësuese, e cila nuk ka arsimin e lartë dhe është me arsim të mesëm të orientuar. Duke e cilësuar komplet të padrejtë këtë çështje, mësuesi Anesti Jorgji e ka ngritur si shqetësim pranë institucioneve përkatëse, por nuk ka gjetur një zgjidhje. Në këto kushte, arsimtari kërkon përmes emisionit “Fiks Fare” të dëgjohet rasti i tij dhe të ketë një zgjidhje për të, pasi deri më tani ka rënë në vesh të shurdhët.

Pas denoncimit të mësuesit, gazetarët e emisionit investigativ shkuan në shkollën 9-vjeçare në fshatin Taç të Ersekës, ku pyetën nxënësit e kësaj shkolle për të vërtetuar nëse ata dinë të komunikojnë frëngjisht. Nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta dinë të prezantohen në anglisht, por aspak në frëngjisht, e vetmja fjalë që ata dinë është “Zhë ma pel”. Gjatë intervistës me nxënësit, një prej fëmijëve shprehet se edhe mësuesja e gjuhës frënge nuk di të flas mirë.

Lidhur me arsimin e kësaj mësueseje, Fiks Fare pyeti edhe drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Dy Dëshmorët”. Kreu i kësaj shkolle, Saimir Sadiku, shprehet se është në dijeni që mësuesja është me shkollë të mesme, por nuk mund ta largojë tanimë, pasi është mesi i vitit shkollor. Ai shprehet se mësueses i janë ngarkuar dhe orët e lëndës së historisë dhe muzikës dhe kjo është një arsye tjetër që nuk mund ta largojë.

Pasi informimit nga emisioni “Fiks Fare” pati një reagim edhe nga Ministria e Arsimit, e cila kërkoi nga drejtoritë arsimore në rrethe që të informojnë qartë çdo klauzolë që është e hartuar në rregulloren e arsimit. Sipas përgjegjëses së sektorit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Tatjana Vuçani, për rastin në fjalë, është përgjegjëse ZA Kolonjë dhe DAR Korçë, pasi në udhëzimin që ka dhënë ministria, është fare e qartë që nuk duhet të anashkalohet asnjë element në dosjen e çdo mësuesi. Vuçani theksoi më tej se Drejtoritë Arsimore Rajonale në rrethe kanë për detyrë të informojnë drejtoritë dhe mësuesit e shkollave për të gjitha këto udhëzime.tch

Previous Post

RINAS/ Pasagjerët shqiptarë lihen në aeroport, ja kompania që e ka bërë rrugë

Next Post

Irani paralajmëron, do të sulmojë Pakistanin

admin

admin

Next Post
Irani paralajmëron, do të sulmojë Pakistanin

Irani paralajmëron, do të sulmojë Pakistanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.