• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet babai i 22 vjeçarit të vetëvarur në burg: Telefonata e fundit me tim bir

admin by admin
6 January, 2017
in Kronika
0
Flet babai i 22 vjeçarit të vetëvarur në burg: Telefonata e fundit me tim bir
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vetëvarjes së të riut nga Kolonja e Lushnjës, familja e 22-vjeçarit ka hapur dje dyert e mortit. Trupin e Estref Halilit e sollën në fshatin e tij rreth orës 12:30, ndërsa është përcjellë për në banesën e fundit në orën 15:00.
Babai i tij, Ardian Halili, shprehet për Panorama se i biri ishte veçse përdorues i drogës dhe kjo ngjarje mund të ishte shmangur. Sipas tij, Policia e kishte arrestuar atë pak ditë para Vitit të Ri për një cigare hashash.
Z. Halili, kur e kanë arrestuar djalin tuaj, Estrefin, dhe për çfarë akuze?
Djali im vuajti 3 vite e gjysmë burg para se ta arrestonin këtë herën e fundit. Ishte me shokë të tij kur iu gjetën 3 g hashash. Estrefi pranoi se e pinte ai dhe jo shokët. E arrestuan dhe pasi kreu dënimin, u la i lirë në muajin shkurt 2016. Tani, më 22 dhjetor, dy djem futen në grupin e shokëve të djalit e si rastësisht e pyesin për një cigare që djali kishte pasur në dorë. Ai u ka thënë se ka në përbërje edhe hashah. Ata kishin qenë policë të veshur civilë, por djali nuk e dinte.
Çfarë ndodhi më pas?
I kontrolluan makinën, të cilën Estrefi e kishte të vëllait të tij. Gjatë kontrollit i gjetën një thikë të vogël buke. Për këtë e arrestuan. Nuk u mor vesh cila ishte vepra penale që kreu djali im, cigarja që e pinte vetë dhe nuk e shiste, apo thika e bukës me të cilën i kishte sqaruar se e mbante për të prerë fruta. As nuk e dëgjoi njeri fare. E arrestuan.
Ku e çuan pas kësaj?
E morën dhe e çuan në paraburgim në Fier dhe më pas iu dha masa burg pa afat. Kjo masë e bëri djalin të ndihej keq dhe thoshte shpesh: O Zot, po çfarë kam bërë që më morën prapë? Skam bërë asnjë krim. Ishte i paqartë pse po e arrestonin prapë dhe e shprehte këtë. Plus që e morën para festave. Ai kishte planifikuar të festonte me ne, sepse kishte disa vite që për Vit të Ri ishte në burg.
Folët me djalin pasi e arrestuan sërish? Kur keni folur për herë të fundit me të?
Pasi e çuan në Rrogozhinë, foli i vëllai dhe e ëma. Ishte i mërzitur, por jo që të mendonim se do na bënte hatanë. Nuk kishte shprehur asgjë të tillë. Dukej i ngarkuar emocionalisht dhe vazhdonte të pyeste pse e kishin vënë në pranga. Ndihej keq. Folëm me të një ditë para se të ndodhte kjo. Por asgjë nuk kuptuam apo të na paralajmëronte vendimin e tij.
Kishte shenja depresioni? Pse mendoni se e kreu këtë veprim fatal?
Shenja depresioni jo. Ai ishte i kthjellët, por ama ishte djalë me sedër. Mund ta ketë bërë nga sedra, nga turpi. Kur doli nga burgu herën e parë, tha se i kishte ardhur shumë turp që bëri burg për një vepër që se kishte kryer. Mendonte se na e kishte ulur kokën te njerëzit. Por kur ne i thamë se ai kishte bërë hap fisnik dhe se kishte mbuluar shokët, sikur u ndje më i qetë dhe po e harronte atë pjesë. Tani i ra kjo, befasisht fare.
Mendoni se mund të shmangej kjo ngjarje?
Duhej të gjendej një arsye pse ma arrestuan djalin. Djali im me një cigare arrestohet, e ata që çojnë e sjellim drogë me avion e maune e janë bërë bosat e drogës lihen të lirë.
Cili është apeli juaj tani pas kësaj ngjarjeje të rëndë për familjen do ma kthejnë dot kurrë më, të vihen në pranga e të gjykohen sepse dy mendje të papjekura e të papërgjegjshme në shtet më morën jetën e djalit në lule të moshës.
Ishte në marrëdhënie pune djali para arrestimit? Po ju punoni, me se jetoni këtu në fshat?
Djali nuk punonte, jo. Unë kam dy djem, kisha… se njëri iku. Asnjëri në punë. Unë kam punuar roje tek Ujësjellësi e më hoqi kjo parti sapo erdhi në pushtet. Madje 36 muaj i kam pa marrë rrogat e punës atje. Jetojmë me pak bujqësi e asgjë më shumë. Por kripë do ngjyeja në këtë sistem, por djalin s’ia kisha borxh që ma mori.

Previous Post

Bora mbulon Dibrën, dhjetëra makina të bllokuara në rrugë

Next Post

Kasapit në Gjirokastër i vjedhin 60 milionë lekë

admin

admin

Next Post
Kasapit në Gjirokastër i vjedhin 60 milionë lekë

Kasapit në Gjirokastër i vjedhin 60 milionë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.