• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si do bëhet kolaudimi i makinave para vitit 2000, flet eksperti i Ministrisë së Transporteve

admin by admin
6 January, 2017
in Kronika
0
Si do bëhet kolaudimi i makinave para vitit 2000, flet eksperti i Ministrisë së Transporteve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Automjetet janë ndotësit kryesorë të ajrit në vendin tonë; për këtë arsye është duke u diskutuar mundësia për të përmirësuar flotën e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë.

Ndryshimet e reja ligjore që po diskutohen, sipas Ministrisë së Mjedisit pritet të miratohen në 2018-ën. Shkaktare të ndotjes së ajrit janë kryesisht makinat e vjetra para vitit 2000, të cilat përbëjnë mbi 60% të automjeteve në vendin tonë. Vjetërsia e makinave del në dukje edhe në të dhënat e Ministrisë së Transporteve për kontrollin teknik të mjeteve, ku rezulton se për vitin 2016 kanë ngelur në testin e shkarkimit të gazeve mbi 30 mijë automjete. Eksperti Maksim Tashi thekson për “Gazeta Shqiptare” se numrin më të lartë të makinave që nuk kanë kaluar kontrollin teknik e kanë mjetet me benzinë, pasi në periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016 kanë ngelur 18.989 makina me benzinë.

KOLAUDIMI

Shkarkimi i gazeve të automjeteve mbetet një problem në vendin tonë. Sipas të dhënave, për periudhën 1 janar – 30 nëntor 2016 kanë ngelur në testin e gazeve 30.827 automjete, pasi nuk kanë plotësuar normat e nivelit të shkarkimit të gazit. Në lidhje me diskutimet për mjetet e vjetra dhe standardet e shkarkimit të gazit që duhet të kenë automjetet, eksperti Tashi konfirmon se nuk ka ndryshime në lidhje me vitin e prodhimit të automjetit, por ato duhet të plotësojnë normat e legjislacionit në fuqi.

“Për kontrollin teknik të automjeteve vazhdojmë me udhëzimet dhe legjislacionin në fuqi. Nuk ka drafte apo projektvendime të reja, ka diskutime për të përmirësuar situatën e shkarkimit të gazit, pasi secili prej nesh do të jetojë në një ajër më të pastër. Por deri më tani nuk ka asnjë vendimmarrje. Automjetet që plotësojnë normat në kontrollin teknik, pavarësisht moshës së mjetit, janë në qarkullim. Nëse nuk plotësojnë normat që janë në fuqi, duhet të bëjnë modifikime, ose me dëshirën e personit që e disponon nmjeti del jashtë qarkullimit”, – sqaron Maksim Tashi, ekspert në Ministrinë e Transporteve. Sipas ekspertit, edhe nëse do merret një vendim në lidhje me makinat e vjetra para vitit 2000, qytetarëve do t’u lihet koha e nevojshme. “Çdo lloj pakti ligjor që do arrihet, do ketë periudhë tranzitore, që qytetarët të marrin masa, pasi ka një numër shumë të lartë automjetesh që janë Euro 1 dhe Euro 2. Asnjëherë nuk mund të merren masa drastike; do u jepet qytetarëve koha e nevojshme edhe për përshtatjen e mjeteve. Por, nuk mund të thuhet asgjë konkrete në kohën që nuk kemi në dorë një draft final”, – sqaron eksperti Tashi. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2016 i janë nënshtruar kontrollit teknik të automjeteve 337.139 automjete, prej të cilave 30.827 automjete nuk kanë kaluar, pasi kanë pasur shkarkim të gazit mbi normë. Prej makinave që nuk kanë kaluar testin e gazit, 16.182 janë automjete me benzinë me moshë 14-23 vjet.

Ndërsa, 11.466 automjete që kanë ngelur janë me naftë (gazoil) dhe janë me moshë 8-36 vjet, pra me vit prodhimi deri në 01.07.2008. MJEDISI Projekt-akti i cili po diskutohet nga dy institucione, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit, parashikon që pas hyrjes në fuqi, të lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 4 dhe Euro 5 të shkarkimeve në ajër. Makinat e importit të përdorura që do të hyjnë në Shqipëri do të duhet të jenë të paktën me standard Euro 4. Makinat e importit të reja do të duhen të jenë me standard të paktën Euro 5. Në lidhje me fatin e automjeteve të vjetra, të cilat përbëjnë edhe përqindjen kryesore të mjeteve në vendin tonë, Ana Kekezi, Këshilltare për Mediat dhe Komunikimin pranë Ministrisë së Mjedisit, sqaron se asnjë makinë nuk del nga qarkullimi, por do t’u lihet kohë që të përshtaten.

“Mjetet motorike që qarkullojnë aktualisht në vend, Euro 1 dhe Euro 2, nuk do të dalin nga qarkullimi. Sot në vendet perëndimore lëvizin lirisht makina të viteve 1940- 1950. Çdo makinë, nëse përshtatet me standardin euro që synojmë të miratojmë në kuadër të Planit Kombëtar të Cilësisë së Ajrit, do të lëvizë lirisht”. Sipas saj, kategoria e automjeteve, shkarkimet e të cilave iu përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit para 1993) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1993- 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3 në makinat e tyre. Por kalimi nga Euro 1 dhe Euro 2 në Euro 3 për flotën ekzistuese do të bëhet në mënyrë graduale; kjo gjë nuk pritet që të ndodhë në 2017-ën, pasi është ende në fazë diskutimesh. “Ky draft do të kalojë në një fazë të re konsultimi me grupet e interesit. Pas kësaj do të kalojë për mendim në ministritë e linjës. Pasi gjithë institucionet të dakordësojnë sa është propozuar, kalon në Këshill të Ministrave për miratim. Parashikojmë që kjo fazë të zgjasë nga 6 muaj deri në 12 muaj. Pra VKM-ja hyn në fuqi me shumë gjasa në fillim të 2018- ës”, – saktëson Kekezi.

Previous Post

Bllokohen dhjetra njësi administrative në Kukës, bora arrin në 1 metër

Next Post

Lirimi i Lul Berishës kalon në Tiranë, Prokuroria e Durrësit shpall mos kompetencën

admin

admin

Next Post
Lirimi i Lul Berishës kalon në Tiranë, Prokuroria e Durrësit shpall mos kompetencën

Lirimi i Lul Berishës kalon në Tiranë, Prokuroria e Durrësit shpall mos kompetencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.