Një banesë në rrugën ‘Ramazan Bogdani’ në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes.
Zjarrfikësit ndodhen ne vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Mësohet se teksa po përpiqej të shuante zjarrin, është lënduar një person. Banorët përreth kanë thanë se para se të shihnin flakët kanë dëgjuar një shpërthim të madh.
Mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit në banesë.











