Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka zbuluar një tjetër gafë të Ministrisë së Arsimit , e cila, me një gabim numri rendor në deftesat e nxënësve, po ua nxjerr atyre juridikisht si të pavlefshme.
“Mos u habisni! Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë. Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor. Mungon lënda nr. 10. Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares.
Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë juridikisht konsiderohet i pavlefshëm”, shkruan Boçi në reagimin e tij.












