• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nëse bëni aksident, ja sa do të dëmshpërbleheni nga kompanitë e sigurimit

droni by droni
10 July, 2018
in Ekonomi
0
Nëse bëni aksident, ja sa do të dëmshpërbleheni nga kompanitë e sigurimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse bëni aksident me pasojë dëme ne shëndet, atëhere dëmshpërblimi që do të mund të merrni nga kompanitë e sigurimit tashmë do të jetë gati 40% më i lartë sesa më parë.

Konkretisht, vlera që përfitohet si dëmshpërblim për dëmet shëndetësore (pasurore) është 38 për qind më e lartë nga data 1 korrik 2018. Kjo i atribuohet ndryshimeve më të fundit të bëra në mars të këtij viti nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në rregulloren nr. 53, “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

AMF konfirmoi se këto ndryshime të hyra në fuqi vetëm 10 ditë më parë kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e interesit të konsumatorëve dhe rritjen e masës së dëmshpërblimit për të dëmtuarit.

“Ndryshimet e miratuara hynë në fuqi më 1 korrik 2018 dhe do të zbatohen në të gjitha rastet e llogaritjes së dëmeve shëndetësore që mbulohen nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit. Këto ndryshime lidhen me përcaktimin e tabelës së përditësuar për koeficientet e llogaritjes së shumës së kapitalizuar. Koeficientet e rinj janë të ndarë sipas gjinive dhe bazohen në dy elementë: jetëgjatësinë mesatare të ardhshme të individëve, e llogaritur në bazë të tabelave të mortalitetit dhe  normën e interesit të përdorur për kapitalizimin” sqaron AMF.

Kjo do të thotë që sa më e lartë të jetë  jetëgjatësia mesatare e individëve, aq më i lartë është koeficienti i shumës së kapitalizuar, ndërsa sa më e lartë të jetë norma e interesit të marrë në konsideratë aq më i ulët është koeficienti i shumës së kapitalizuar.

Deri më tani llogaritja për rastet e dëmshpërblimit të kësaj natyre në vend nuk i referoheshin të dhënave të rifeskuara, madje nuk kishin në bazë tregues shqiptarë, raporton “Monitor”.

“Koeficientët e përdorur deri tani i referoheshin studimeve mbi popullsinë në vitin 1922 në Itali, të cilët janë përftuar nga Censusi i popullsisë në periudhën 1901–1911. Me përditësimin e të dhënave të jetëgjatësisë nga INSTAT, aktuarët e AMF-së kanë llogaritur koeficientët e rinj (të anuiteteve të përjetshme)” nënvizon AMF.

Shembull për llogaritjen e dëmshpërblimit

Por cili është efekti real i amendimit të rregullores 53. Për këtë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare jep edhe një shembull për mënyrën sesi do të ishte përfitmi në rastin e respektimit të rregullores së vjetër dhe asaj të re.

“Në rast të ndodhjes së ngjarjes së siguruar, psh vdekja e një personi (mashkull 40 vjec), i cili kishte tre persona në ngarkim(gruaja plus dy fëmije) dhe kishte të ardhura mujore në vlerën 100,000 lekë, me rregulloren në fuqi dëmshpërblimin në rast vdekjeje vetëm për dëmin pasuror do të rezultonte 12,586,408 lekë. Ndërsa me ndryshimin e rregullores dëmshpërblimi në rast vdekjeje vetëm për dëmin pasuror do të rezultonte 15,910,962 lekë. Pra me ndryshimin e koeficienteve familjarët e palës së dëmtuar, për të njëjtin rast, do të përfitonin 3,324,554 lekë më shumë” sqaron AMF.

Tre arsyet që sollën rishikimin e koeficientëve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaron se ishin tre arsyet që bënë të nevojshme pjesën e rishikimit të koefiçientëve. Së pari koeficientët e deritanishëm i referoheshin një shteti tjetër dhe përveç kësaj shekullit të kaluar, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare është rritur. Së dyti norma bazë e interesit prej 4.5% nuk mund të mbahet konstante, pasi duhet të reflektojë zhvillimet ekonomike të vendit.  Së treti koeficientët e deritanishëm i referoheshin tabelave të përbashkëta, dhe nuk ishin të ndara në gra/burra. Statistikat kanë treguar që jetëgjatësia mesatare e grave është gjithmonë më e lartë sesa e burrave./Monitor

Tags: aksidentdemshperblimillogaria
Previous Post

Laç/Berisha bëri publik denoncimin për humbjen e të riut, policia nis hetimet menjëherë

Next Post

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, arsyeja

droni

droni

Next Post
Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, arsyeja

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.