Një defekt në linjën e tensionit të lartë në Berishë të Pukës, ka lënë pa energji elektrike për disa orë dhjetëra familje. Nisur nga moti i keq dhe temperaturat e ulëta, OSHEE tentoi të riktheje energjinë, por problemi është bërë edhe më i madh.
Si pasojë e defektit në linjën e tensionit të lartë është djegur një dyqan i fshatit.
Ndërsa banorët e zonës thonë se u janë djegur të gjitha elektroshtëpiaket, si pasojë e tensionit të lartë, gjatë tentativës për të rregulluar defektin.











