Një 40-vjeçar nga Patosi, Dritan Resulaj, është prangosur nga Policia vendore pasi ka ushtruar dhunë mbi babanë e tij 68-vjeçar.
Dhuna e Resulajt ndaj babait ka pasur një specifikë: ai e ka përdorur të atin e moshuar si thes boksi. Policia në njoftimin e saj shkruan se “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka goditur me grushta babain e tij, shtetasin L.R, 68 vjeç.”
Tashmë, Resulat do të gjykohet për veprën penale “Dhunë në familje”.











