Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rubik, ku një automjet është bërë copash për shkak të përplasjeve të shumta me bordurat anësore të rrugës.
Foto e postuar nga Tch tregon gjëndjen e mjeruar të makinës pas aksidentit. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, por gjasat janë që drejtuesi i automjetit të ketë humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë.












