• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bye bye Romana Vlahutin!

droni by droni
6 July, 2018
in Opinion, Telegram
0
“Ne jemi duke parë. Bëni kujdes me listat”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Dje, ambasadorja e BE Romana Vlahutin dha një pritje lamtumire në rezidencën e saj zyrtare, në një kompleks privat rezidencial të quajtur Rolling Hills, të ndërtuar nga oligarku Samir Mane. Me ikjen e saj, po largohet nga Shqipëria një një nga diplomatët e huaj më të paaftë të dekadave të fundit.

Vila në Rolling Hills, ku jeton Vlahutin, u bë qendra e një skandali që e përndoqi amabsadoren gjatë gjithë mandatit të saj dhe është ironike që vetëm dje ishte hera e parë që mediat publikuan imazhe të vilës.

Pas një denoncimi të gazetës Dita se Delegacioni i BE-së e bleu vilën për shefen e Delegacionit me një çmim dy herë më të lartë se tregu, Exit.al hulumtoi procesin e prokurimit publik, i cili rezultoi të ishte një tender “publik” klasik në të cilin fituesi ishte i caktuar paraprakisht. Nga pesë pronat që ishin “para-përzgjedhur” në bazë të kritereve, që BE refuzoi t’i bënte publike, doli se dy prej tyre nuk ishin fare në shitje, njëra nuk ishte e duke u ndërtuar dhe njëra jashtëzakonisht e shtrenjtë. Kjo bëri që vila në Rolling Hills të dukej si alternativa më e “arsyeshme”, pavarësisht çmimit të saj të lartë. Nga dokumentet e tenderit u zbulua se vila kushtonte më shumë se 1,6 milionë euro në letrat zyrtare, por shuma përfundimtare, e publikuar vetëm pasi Exit.al bëri ankesë pranë Avokatit të Popullit të BE-së, ishte, në fakt, 2 milion euro.

Kjo blerje e dyshimtë bëri që Kryetarja e Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në parlamentin Europian, Ingeborg Gräßle të pyeste zyrtarisht  Federica Mogherinin në Parlamentin Europian dhe të deklaronte se çështja po dëmton rëndë imazhin e BE-së.

Vlahutin u vetëmbrojt duke i quajtur lajmet e mediave shqiptare si “lajme të rreme” dhe deklaroi se mbrapa kësaj çështjeje qëndroni “grupet me interesa kriminale”.

Në fakt, në vitin 2015, Komisioni kroat Parlamentar për Konflikin e Interesit nisi një hetim administrativ ndaj Vlahutinit, pasi kishte dyshime se ambasadorja kishte fshehur një pjesë të pasurisë së saj dhe kishte falsifikuar deklaratën e saj të pagës dhe pasurive të paluajtshme. Komisioni arriti në përfundimin se Vlahutin kishte shkelur ligjin kroat mbi deklarimin e pasurisë. Sidoqoftë, duke qenë se Vlahutin nuk paguhej prej vitesh tashmë nga shteti kroat, komisioni vendosi të mos merrte veprime ndëshkuese ndaj saj.

Gjatë qëndrimit të Vlahutinit në Shqipëri, Delegacioni i BE-së dështoi të mbrojë interesat e taksapaguesve të BE-së, si pasojë e mosushtrimit të kontrollit të duhur mbi shumë investime të financuara nga BE në Shqipëri, përfshi anashkalimin e Vlorës dhe shëtitoren Lungomare, asnjëra prej të cilave nuk u përfundua brenda afatit.

Një tjetër projekt i financuar nga BE, ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në Ksamil, shpërtheu vetëm disa muaj pas përfundimit. Ndërsa për të njëjtin projekt në Shëngjin, kompania e kontraktuar nga BE nuk arriti të mbaronte ndonjë punë. Të dyja këto projekte dështuan si pasojë direkte e mosveprimit dhe paaftësisë së Delegacionit të BE-së.

Gjatë gjithë mandatit të saj, ambasadorja Vlahutin mbështeti me entuziazëm qeverinë Rama. Ajo ishte përherë e gatshme të lëshonte deklarata që i përshtateshin politikave të kryeministrit. Në fund të vitit 2016, pasi u bë publik Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Komisioni Evropian, Ambasadorja Vlahutin nuk i përmendi asnjëherë publikisht pesë kushtet e vendosura nga KE për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke deklaruar:

“Pesë prioritet do të vazhdojnë të mbeten me ne deri në fund [të negociatave]. […] Prandaj duhet të bëhet përparim, nga pak por qartësisht. Në lidhje me zgjedhjet, kjo gjë ka të bëjë me demokracinë. Nuk është kusht në vetvete, por ne e marrim atë të mirëqenë. Sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë të bëjnë me vlerat demokratike të një vendi.”

Fjalimi i saj ngjante si dy pika uji me fjalimin e kryeministrit Rama në parlament teksa sulmonte opozitën.

Vetëm gjashtë muaj më vonë, kur kushtet për hapjen e negociatave ishin bërë të njohura për të gjithë si pasojë e deklaratave të politikanëve të shumtë europianë, Ambasadorja Vlahuti filloi të fliste për to.

Pasojat e gjykimit të saj të gabuar u bënë të qarta në qershor 2018, kur Këshilli Evropian refuzoi të hapte negociatat, rikonfirmoi pesë kushtet kryesore, dhe shtoi një tjetër kusht: reformën zgjedhore.

Shqipëria mund të kishte qenë në një situatë tjetër, nëse Vlahutin nuk do të kishte zgjedhur të hidhte poshtë kërkesat e Brukselit vetëm për të kënaqur Ramën dhe për të lehtësuar politikat e tij grabitqare.

Vlahutin gjithashtu inkurajoi qeverinë Rama që të shpërfillte krizën politike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, duke sugjeruar që Partia Socialiste të hynte në zgjedhje e vetme, të merrte të gjitha mandatet në Kuvend, dhe të kalonte të gjitha ligjet e nevojshme.

Pavarësisht krizës së kanabisit, prodhimi dhe trafikimi i të cilit arriti nivele alarmante para zgjedhjeve të vitit 2017, Vlahutin e mbajti gojën e mbyllur.

Për më tepër, Vlahutin ndihmoi qeverinë Rama të emërojë një Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, në shkelje të Kushtetutës. Ajo urdhëroi misionin për ndihmë juridike të BE-së, EURALIUS, të hartojë një opinion ligjor që legjetimoi zgjedhjen e PPP Arta Marku nga shumica socialiste. Ndërkohë që prej emërimit, Arta Marku ka marrë një sërë vendimesh shkarkimi dhe emërimesh të prokurorëve në shkelje të Kushtetutës, duke ia dorëzuar plotësisht prokurorinë qeverisë Rama. Pavarësisht kërkesave të KPK-së, gjatë seancës së saj të vetingut, Zonja Marku nuk dha asnjë argument ligjor për veprimet e saj. Megjithatë ajo e kaloi vetingun, duke heshur dyshime serioze mbi reformën në drejtësi, projekt i sponsorizuar dhe nxitur nga BE.

Ambasadorja e BE-së ka mishëruar aspektet më të këqija të diplomacisë së huaj: injorancë të rrethanave politike dhe historike të vendit; besim të verbër në aftësitë e veta; dëshirë patetike për të kënaqur mikëpritësin e saj; dhe paaftësi për të parë situatën në tërësinë e saj. Veprimet e saj jo vetëm kanë dëmtuar emrin e BE-së në Shqipëri, por, gjithashtu, kanë dëmtuar seriozisht projektet e saj më të rëndësishme: reformën në drejtësi dhe investimet e shumta të BE-së.

Për më tepër, me vepriemt e saj, Vlahtuin ka ndihmuar në kapjen e shtetit shqiptar nga krimi i organizuar. Efektet e këtij dështimi të plotë do të jenë të rënda dhe do të ndihen për shumë kohë.

Në qarqet diplomatike thuhet se Vlahutin nuk do të kthehet në Bruksel dhe se asaj nuk i është ofruar ndonjë post tjetër diplomatik. Kjo do të thotë se të paktën dikush në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm e ka kuptuar dështimin e madh të mandatit të saj.

Le të shpresojmë, sinqerisht, se ajo nuk do të qëndrojë në këto anë duke hapur ndonjë lloj “konsulence” mëkatare.

Pra, mirupafshim Vlahutin. Shpresoj të mos shihemi përsëri!?/ EXIT.al

Tags: Largimi i VllahutinRomana Vllahutin
Previous Post

Shqipëria shet 1.28 milionë euro armë, Arabia Saudite bleresi me i madh

Next Post

Besnik Mustafaj: Qeveria Rama ka lënë qytetin e Tiranës pa histori kulturore

droni

droni

Next Post
Mustafaj: Rama nuk di si funksionon trupa diplomatike, investimet e huaja mungojnë për shkak të korrupsionit

Besnik Mustafaj: Qeveria Rama ka lënë qytetin e Tiranës pa histori kulturore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.