Një person mbeti i vdekur nga shpërthimi i një bombule në qytetin e Krujës. Ylli Loci, 44 vjec humbi jetën në Spitalin e traumës në Tiranë duke mos u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi.
Hetimet e para flasin për një shpërthim aksidental në një lavazh. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.












