Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias duke folur për negociatat me Shqiperinë tha se nuk është shtruar në negociata çështjen e Epirit te Veriut.
“Është qesharake që ndokush të mendojë se Epiri i Veriut i përket Greqisë”, tha Kotzias.
Sa i përket ligjit të luftës, ai tha: “Për fat të keq Greqia insiston që nga fundi i viteve 1990 se gjendja e luftës është në fuqi. Qeveria jonë do që ta heqë, duhet të mbarojmë.
“As kam pranuar dhe as kam për të pranuar që të diskutohet për çështjen çame. Çështjen çame e ka diskutuar qeveria e Demokracise se re në fillim të viteve 1990”, u shpreh Kotzias.
Për marrëveshjen e zonave detare Kotzias tha: “Nuk ka fitore apo humbje, jemi duke negociuar. Nuk mund t’ju them tani se çfarë marrim, por mund t’ju them te mos shqetesoheni.” Robert Goro












