AKU ka bllokuar 2 kontenierë me mish të importuar nga Brazili.
Rreth 50.2 ton mish u bollkuan pasi u konstatuan me prezencë salmonele. AKU në njoftim për mediat raporton se po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.
Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë.













