Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën dëgjimore me Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Arta Marku. Vetë Marku nuk do të jetë sot e pranishme në seancë, por përpara trupit gjykuese përfaqësohet nga avokatja Lirime Çukaj.
Seancën e kryeprokurores shqiptare, për herë të parë po e ndjekin edhe mediat e huaja.
Trupa Gjykuese që do të shqyrtojë çështjen përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.
Arta Marku i nënshtrohet vettingut me përparësi për shkak të detyrës që mban si kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e lartë të prokurorisë.
Në rast se KPK e konfirmon në detyrë Arta Markun, asaj i lind e drejta për tu zgjedhur si drejtuese e organit të akuzës me një mandat të plotë 7-vjeçar sipas ligjeve të reja të reformës në drejtësi.
Arta Marku u emërua më 18 dhjetor 2017 nga Kuvendi në krye të prokurorisë së Përgjithshme duke zënë postin e Adriatik LLallës të cilit i kishte përfunduar mandati. Ajo u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kunder dy abstenim./o-n











