Kancelaria Angela Merkel dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer bien dakord për një kompromis lidhur me çështjen e emigracionit, raporton “Deutsche welle”. Kjo do të thotë që Horst Seehofer kthehet në detyrën e ministrit të Brendshëm.
Horst Seehofer ka kërcënuar të japë dorëheqjen si ministër dhe si kreu i CSU-së mbrëmjen e së dielës, pasi akuzoi kancelaren Angela Merkel për dështimin e kërkesave të partisë së tij mbi kontrollin e kufirit gjatë samitit të fundit të BE-së.
Tri nga pikat e marrëveshjes lidhen me forcimin e kufijve të Gjermanisë, ngritjen e pikave të refugjatëve deri në trajtimin e azilit ose refuzimin dhe në fund procedurat e kthimit të azilantëve në vendet përgjegjëse.













