Një 17-vjeçare nga Vlora, e cila mbeti shtatzanë pas një marrëdhënieje seksuale të dhunshme me babanë e saj, një inçesti sikurse u raportua fillimisht, ka ndryshuar kallëzimin në Policinë e Vlorës.
Sipas saj, personi që e përdhunoi dhe e la shtatzanë nuk ishte babai, por fqinji i saj i moshuar, të cilin nuk e ka denoncuar nga frika se mos e vriste. “Nuk ia di emrin, ai më kërcënoi,” mësohet të ketë thënë vajza.
Për të justifikuar shtatzanë, e cila shkoi deri në muajin e gjashtë kur dhe u abortua, adoleshentja tha se kishte akuzuar më kot babanë e saj.
Por, policia ka dhënë ndaj babait të saj, V. Çinaj, masën e arrestit me burg ndërkohë. Vait Çinaj, 41 vjeç, banues në Vlorë, u vetëdorëzua me iniciativën e tij në 6 nëntor 2016, . Policia bëri ndalimin e tij për arsye se më datë 04.11.2016 vajza e tij, Xh.Ç., 17 vjeç, e kallëzoi pasi sipas saj, babai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, rreth 5-6 muaj më parë.
Familja Çinaj jeton në kushte shumë të varfra ekonomike.











