• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Spartak Ngjela: Këta politikanë bien pas hapjes së negociatave, cilët janë!

droni by droni
30 June, 2018
in Opinion, Politika
0
Spartak Ngjela shpjegon reformën kundër korrupsionit dhe sulmet ndaj Skënderbeut
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjatë rreth refuzimit të BE për të hapur negociata me Shqipërinë duke e vendosur theksin tek qëndrimi i Francës. Avokati heq një vizë të njëjtë për Ramën, Bashëm, Berishën dhe Metën duke theksuar ndër të tjera se asnjëri prej tyre nuk ka të ardhme në politikë pas hapjes së negociatave.

Po ku e mbështet arsyetimin e tij avokati? Lexoni më poshtë analizën:

Negociata nuk u hapën, por Franca nuk ia arriti dot të bllokonte procesin për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
Dokumenti politik i Komisionit Europian i ka dhënë prioritet antikorrupsionit në Shqipëri, sepse gjermanët kërkuan implementimin e Reformës në Drejtësi dhe Komisioni Europian e mori vetë drejtim e këtij implementimi.

Shqiptarët vetë nuk e eliminojnë dot korrupsionin e klasës politikë, se ai sot është i bashkuar dhe mbështetet nga kundërshtarët historikë të çështjes shqiptare.

Pas dokumentit të Komisionit Evropian, Beogradi, në bashkëpunim me korrupsionin e lartë në Tiranë, duket se janë në panik.

Vendimi i Komisionit Europian për Shqipërinë është vendimi me i hapur që ky Komisioni po ndërmerr kundër korrupsionit shqiptar.

Edhe pse nuk i hapën negociatat, Komisioni vendosi që procedurat e kontrollit kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror të jenë njëlloj sikur ato të ishin hapur. Në fakt, dhe vetë shqiptarët këtë po prisnin. Kurse lidert e korrupsionit shqiptar, pikërisht këtë deshën të ndalonin.

Gjithçka që u vendos është kjo : duhet të shpejtojë vetingu i gjyqtarëve; duhen strukturuar sa më shpejt SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit; duhen akuzuar dhe gjykuar të gjithë të korruptuarit. Konteksti është ky: doni të hyni në Bashkimin Europian? Atëherë duhet të burgosni hajdutët që ju kanë qeverisur, duke strukturuar sa më shpejt organet e reja të drejtësisë, sipas kushtetutës së re të Shqipërisë.

Prandaj, le të bëjnë sikur grinden me njëri-tjetrin të akuzuarit e ardhshëm, shqetësimi i tyre tronditës është pikërisht ky.

Nën këtë optikë të parjes së gjërave, çështjet kryesore që duhen trajtuar për këtë rast janë këto:
Pse janë kaq të irrituar me vendimin e Komisionit Europian edhe Basha; edhe Rama?
Po Saliu, pse flet përçart?
Kush ka fituar në këtë rast, korrupsioni apo Shqipëria dhe shqiptarët?
Çfarë prisnin nga Franca Saliu, Rama, Beogradi dhe elita e korrupsionit shtetëror shqiptar?
Pse kthehu në minutën e fundit Franca?
Nëse e shohim me vëmendje të gjithë dokumentin politik të Komisionit, cila është epiqëndra ku do të mbështetet procesi perëndimor i Shqipërisë?
A ka më shpresë për mbijetesë në politikë Berisha, Meta, Rama dhe Basha?

Ja, këto janë çështjet që do të trajtohen më poshte.
Këto janë pyetjet.
Le ti shohim.
Një shoqëri e prapambetur kundrejt qytetërimit modern, vështirësinë kryesore të ecurisë së saj drejt zhvillimit e ka në dy kolona: liderët politikë të saj janë të korruptuar; dhe, këta liderë janë të paaftë që të artikulohen politikisht. Në fakt kjo është tabloja e përgjithshme që spikat sot në e të gjithë vendet e pazhvilluara dhe që nuk i përkasin qytetërimit perëndimor.
Kjo gjithashtu është edhe gjendja aktuale e Shqipërisë, sepse po spikat qartë që liderët e korrupsionit shqiptar po gjenden në vobegtësi intelektuale, ngaqë nuk kanë fare aftësi që të artikulohen politikisht, sidomos në këto momente.

Edhe Berisha edhe Rama duket sikur po xhirojnë në vend, sepse nuk kanë çfarë të thonë për ndërhyrjen që Komisioni kërkon të bëjë që në muajin korrok të këtij viti për të marrë vetë në dorë implementimin e reformës në drejtësi.
Nuk kanë më asnjë shpresë, sepse politika e Ramës ishte që të mos hapeshin negociatat dhe ky të merrte rrugën e Stambollit. Por iu dështoi në fakt politika franceze ku Berisha dhe Rama kishin mbështetur shpresën.
I keni parë sesi janë vrarë në fytyrë të dy? Por ama të dy flasin në mënyrë krejt jologjike, dhe, me zë të mekur, po na thonë se kanë fituar, pa shpjeguar se çfarë në të vërtetë kanë fituar.
Po, pikërisht për këtë, si duhet t’i analizojmë këta tani?

Le ta lëmë Bashën në dhomën e tij infantile se as kupton dot gjë dhe as ka gjë në dorë.
Po Sali Berisha dhe Edi Rama?
Këta të dy duken të shqetësuar, se idea kryesore politike që del nga dokumenti i Komisionit Europian për Shqipërinë është kërkesa eksplicite që – e gjithë klasa e korruptuar shqiptare duhet eliminuar me proces gjyqësor.
Që – reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut dhe Byronë Kombëtare të Hetimit do ta drejtojnë të dërguarit e Komisionit Europian.
Që – Akuza dhe dënimi i deputetëve, ministrave dhe kryeministrave të korruptuar, është kusht i Komisionit dhe do të kontrollohet direkt nga Komisioni.
Që – vetingu i gjyqtarëve duhet të shkojë deri në fund me përforcime nga USA dhe Brukseli.
Që – krijimi i SPAK-ut dhe Byrosë kombëtare të Hetimit do të ketë ndihmën direkte të Bashkimit Europian dhe politikës amerikane.

Siç shihe, të gjitha këto janë një goditje përfundimtare për të gjithë lidershipin e korruptuar shqiptar.
Atëherë?
Pikërisht për këto arsye, të dyja palët vërtiten me fjalë të kota: njëra thotë “i hapa negociatat”, kurse pala tjetër thotë “të iki Rama se nuk i hapi dot negociatat me BE”
Në fakt të dy, Rama dhe Berisha, kanë qenë bashkë dhe pritën shumë nga qëndrimi francez. Por Franca dështoi minutat e fundit kur, gjermanët, pasi pranuan të mos i hapnin negociatat menjëherë, vendosën të merrnin në dorë vetë implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, dhe të kërkonin në mënyrë të hapur ndëshkimin e korrupsionit të lartë shtetëror.
Këtu francezët nuk mund të lëviznin dot, sepse nuk kishin më motiv. Prandaj u dorëzuan dhe nënshkruan dokumentin, i cili tani është i botuar.
Në të vërtetë kështu janë politikat e mëdha: nëse kundërshtari ta kap politikën dhe luan me kartën tënde, ti je i humbur, sepse je i detyruar që ta ndjekësh nga pas. Kështu i ndodhi edhe politikës franceze në këtë rast: orët e fundit, kur gjermanët i luajtën me kartën e tyre, domethënë që hapën dritën jeshile por e shtynë hapjen e negociatave, kërkuan dhe morën drejtimin e implementimit të reformës në drejtësi.
Franca, duke humbur në skemë, sepse nuk ishte fare e qartë se përse nuk e pranonte hapjen e negociatave për Shqipërinë, u dorëzua, por shkatërroi Ramën dhe Berishën në Tiranë: tani kryeministri shqiptar nuk bën dot më asnjë lloj lëvizje antireformë, dhe është i detyruar që me maxhorancën e tij dhe nën drejtimin e ekspertëve të Komisionit, të përfundojë implementimin e reformës në drejtesi.

Pikërisht për këtë arsye, duhet thëksuar se epiqendra e të gjithë aktivitetit të kontrollit të Komisionit Europian në Tiranë është ngritja e menjëherëshme e SPAK- ut, domethënë e Prokurorisë së Posaçme; Gjykatës së Posaçme; dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

lll.
Atëherë sigurisht që pyetja e fundit mbetet të jetë kjo: A kanë më shpresë për mbijetesë në politikë Berisha, Meta, Rama dhe Basha?
Jo. Këtej e tutje nuk kanë më asnjë shpresë. Janë implikuar me korrupsion. Kush do t’i shpëtojë Erdogani i Ramës? Turp.

Rama nuk flet fare për kushtet që i janë vënë, as për ekspertët europianë që pritet të vine, por përmend pareshtur se “ne nuk këmi kushte”, sepse nuk e lë frika që të artikulohet.

Kurse Saliu, i trembur siç është, pasi nuk la gur pa luajtur kundër Reformës amerikane në Tiranë, shkon në forumin në Cras-Montana dhe, me frikën e tij, flet me superlativa për për Amerikën. Dhe godet Bashkimin Europian, si i mërzitur, në një kohë që edhe për këtë rast nuk la gur pa luajtuar kundër hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë. Dhe, pse e bën këtë? Sigurisht nga frika, dhe nga niveli i dobët i artikulimit politik.
Por amerikanët, dhe sidomos amabasadori Domald Lu, sigurisht që kanë qeshur me këtë person që tani, i trembur, e mendon poltikën amerikane sikur të jetë politika mesjetare e osmanëve, që vetë ka mbi 25 vjet që po e ndjek.
Natyrisht, kuptohet se këto janë shenjat e humbjes së tyre tërësore. Asnjë nga këta të tre nuk mund të ketë më të ardhme në poltikën shqiptare që do të lindë pasi të ketë filluar goditja penale nga organet e reja akuzatore dhe gjyqësore që pritet të fillojnë nga funksioni shumë shpejt.

Tags: spartak ngjela
Previous Post

ITALIA/Policia arreston shqiptarin, dy fëmijët në makinë dhe një mall 100 mijë euro

Next Post

RAPORTI/4 banka të mëdha në Tiranë kryejnë pastrim parash

droni

droni

Next Post
Banka Qëndrore forcon masat për Departamentin e Emisionit

RAPORTI/4 banka të mëdha në Tiranë kryejnë pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.