Vjen deklarata e parë e Gardes së Republikës, pas lajmit se gardisti, Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit te Brendshem, Fatmit Xhafaj i cili u gjet i pajetë me plumb në kokë në makinën e tij.

Deklarata e Gardes
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.












