Duket se presioni i kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nuk ka përfudnuar vetëm me SHISH dhe Policinë e Shtetit. Është këtë herë Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që nxiton të shpallë datën e gjyqit mbi padinë e tij për shpifje ndaj kryetarit të opozitës. Edhe pse padija për shpifje ka vetëm 2 ditë e depozituar ajo do të gjykohet pas 10 ditësh.
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ngriti dy padi për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në lidhje me akuzuat e këtij të fundit për etiketimin e Ballës si garantin e 3.4 mln eurove të sekuestruara në dy “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.
Padinë për “shpifje” Taulant Balla e depozitoi në Gjykatën për Krime të Rënda, e cila nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur datën e seancës gjyqësore. Pritet që Taulant Balla e Lulzim Basha të përballen më datë 10.07.2018. Cështja do të gjykohet nga gjyqtari i çështjes Luan Hasneziri.












