Një tjetër viktimë është shënuar i pajetë si pasojë e motit të ftohtë.
Viktima është roja i një pallati në qytetin e Lushnjes.
Ai është identifikuar si Bashkim Çepa. 52-vjeçari është viktima e tretë që ka humbur jetën nga acari dhe temperaturat e ulëta pas viktimave në Sarandë dhe Durrës.












