• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ELVIS HOXHA/ Emërzimi shqiptar i Maqedonisë

admin by admin
9 May, 2017
in Rajoni
0
ELVIS HOXHA/ Emërzimi shqiptar i Maqedonisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë ka mbetur e njëjtë pas Marrëveshjes së Ohrit?
Urrejtja e sllavomaqedonasve për shqiptarët u pa qartë me skenat e fundit. Paramilitarët dhe policia maqedonase ndajnë të njëjtat pikëpamje kur bëhet fjalë për shqiptarët brenda institucioneve të këtij lloj shteti. Pra ka mbetur e njëjtë urrejtja sllavomaqedonase për shqiptarët. Një shtet i tillë është thellësisht racist, dhe objekti i këtij racizmi është qartas shqiptari.
Ka mbetur e njëjtë dëshira e madhe e Evropës për të ruajtur stabilitetin e shteteve të shpikur në kurriz të shqiptarëve. Ka mbetur e njëjtë nevoja e shqiptarëve për të zbrazur trojet e tyre.
Ç’është e re, ç’po ndodh ndryshe që prej Marrëveshjes së Ohrit?
Shqiptarët u gjendën pjesë e institucioneve sllave dhe fituan të drejtën të themelonin institucione të tyre. Shqiptarët u ngjeshën më shumë në territore, nuk fituan në fonde publikë, nuk realizuan asnjë menim politik mbi subjektivitetin e tyre dhe as mbi natyrën e shtetit në të cilin bëjnë pjesë fizikisht. Shqiptarët e zbutën nacionalizmin e tyre sepse siç duket u lodhën me të, shpikën pikëpamje mbi të jetuarit në paqe civile në kushtet e një tmerri politik, panë pra si spektatorë përgjimet, rastin “Monstra” dhe ngjarjet e Kumanovës, votuan Zaevin në masë.
Pra, nuk ka asgjë të re në planin e shfaqjes politike. Ku u bënë pjesë e institucioneve publike sllave shqiptarët morën pjesë në korrupsion. Sapo themeluan institucionet e tyre, Universitetin si institucioni par excellence, e pushtuan deri në shkallën më qesharake. Tani po e shohim si ndeshen mes tyre për të bërat e të pabërat. Etnia shqiptare duhet të ishte opozita e një shteti të korruptuar sllav, por, në fakt, me ministrat dhe partitë në koalicionet qeveritarë u bë legjitimuese e pushtetit sllav të korruptuar. Një qeverie të korruptuar i lipset gjithnjë një kundërshtar i korruptuar. Por korrupsioni arrit maja të tilla sa u desh që vetë sllavomaqedonasit të ngrenë krye ndaj Gruevskit të tyre. Dhe shqiptarët shfaqën përsëri, shumë prej tyre me idenë se liria dhe e drejta përfaqësohet nga ata që ua kanë marrë frymën deri tani.
Çfarë ka të re mes shqiptarëve?
Gjithnjë besimi se jemi kaq të korruptueshëm së brendshmi sa armiku është i detyruar të na bëjë mirë. Shumë shqiptarë zgjodhën pra të votojnë Zaevin sepse nuk durojnë njëri-tjetrin. Shqiptarët sado pak të jenë, sado pak të institucionalizuar të jenë, themelojnë me dhjetëra parti sepse e shohin partinë si ndërmarrja e vetme që prodhon vende pune ku rentabiliteti qëndron në grabitjen e pronës publike dhe dëmtimi i aftësive njerëzore.
Pikërisht këtë dobësi tonën e përdorin sllavët për lëndë të racizmit të tyre tek e shpërndajnë në Evropë, si dhe ndërkombëtarët që përpiqen të na mbrojnë si trupa pa cilësi, pra si trupa jopolitikë e joshtetformues. Do të mjaftonte që shqiptarët ta mendojnë veten si qenie publike dhe politike dhe do ta kishin udhën të kthjellët. Do të dinin se ne nuk vuajmë nga ndarjet politike mbi modelet ekonomike, por mbi idenë që kemi në lidhje me sovranitetin dhe shtetformimin. Na duhet vetëm emancipim anti-neokolonialistë.
Në kushtet e tanishme për Gruevskin është e qartë, po aq sa dhe për ne, se ai duhet ta mbajë me çdo kusht qeverisjen e Maqedonisë. Madje për të çmimi i mbajtjes së qeverisë është i barabartë me çmimin e vetë shtetit maqedonas. Ngjarja e parlamentit i dëfton gjërat. Dy njerëz u sulmuan ashpër. Njëri ishte armiku i tij më i madh brenda sllavëve, tjetri armiku i tij më i madh mes shqiptarëve. Sepse ai ka arritur ta mbajë pushtetin në dy drejtime: në rrënimin e institucioneve të demokracisë civile – brenda etnisë sllave – dhe në rrënimin e demokracisë politike – ndaj etnisë shqiptare. Duke e identifikuar pushtetin e tij si tërësisht sllavomaqedonas, ai nuk mund të pranoj t’i vihet në dyshim, pas 11 vjetësh pushtet absolut, fuqia e tij as nga armiku i brendshëm e as nga armiku i jashtëm.
Udha për shqiptarët është e qartë: shqiptarët duhet të jenë njëri nga dy popujt federativë që të ketë Maqedoni. Natyrisht, si shqiptar, më intereson vetëm pjesa e parë. Madje, duhet kuptuar që dhe funksionimi i një shteti normal maqedonas nuk mbërrihet me një demokraci sllavo-maqedonase, por vetëm me dinjitet shqiptarësh. Këtë lloj reflektimi nuk duhet ta bëjë Gruevski, por Zaevi. Përndryshe dhe ai do të përfundojë në drejtues të qeverisë së bandave dhe në nevojë për një marrëveshje që do t’i zërë vendin asaj të Ohrit. Zaevi duhet ta dijë mirë se shqiptarët kurrë mërziten me të vetët nuk bëjnë më paqe.
Nëse Greqia nuk e pëlqen emrin e Maqedonisë, ne shqiptarët nuk e pranojmë dot edhe pse kemi falur deri tani. Unë nuk kam ndonjë shije për fjalën maqedonas, por më intereson vetëm emri shqiptar i saj. Maqedonia, nëse duhet të ekzistojë, nuk duhet të shihet më si sllavo-maqedonase, por si shqiptaro-maqedonase.
Siç është sot, ky shtet i vogël ka problemet më të rëndë që vijnë prej korruptimit shoqëror. Ekzistenca e Maqedonisë nuk varet prej pretendimeve greke mbi emrin, por prej pretendimeve shqiptare mbi ekzistencën. Dinjiteti i shqiptarëve autorizohet vetëm në një shtet federativ, por përmbushet vetëm nga shqiptarët, dhe vetëm kur ata ta shohin veten si opozita e unifikuar ndaj çdo projekti që e sheh Maqedoninë si shtet i një etnie. Zaevi nuk është shqiptar, ai është pranë shqiptarëve për sa kohë që ekziston Gruevski. Me të ikur Gruevski, Zaev do i zërë vendin krejt natyrshëm.

Previous Post

Sarandë, pas sherrit, 44-vjeçari tenton të djegë me benzinë 60-vjeçarin

Next Post

FOTO/ Durrës, flet Fetah Mataj: Ja pse ma vendosën eksplozivin në shtëpi

admin

admin

Next Post
FOTO/ Durrës, flet Fetah Mataj: Ja pse ma vendosën eksplozivin në shtëpi

FOTO/ Durrës, flet Fetah Mataj: Ja pse ma vendosën eksplozivin në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.