• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapja e negociatave/ Spaho rendit 6 kushtet që qeveria nuk i plotësoi dot

droni by droni
28 June, 2018
in Politika
0
Seancë parodish në Kuvend, Rama dhe Spaho i këndojnë njeri – tjetrit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka renditur 6 kushtet që sipas tij qeveria shqiptare nuk i kishte plotësuar dhe për rrjedhojë hapja e negociatave  me BE-në u shty për në qershor të vitit të ardhshëm.

Ja cilat kushte nuk plotësoi qeveria sipas Spahos:

1.     Korrupsioni.  

Paratë e shiptarëve vidhen sheshit dhe askujt nuk i hyn gjëmb në këmbë. Me PPP janë vjedhur qindra milionë euro dhe janë planifikuar të vidhen qindra milionë të tjera. Konçesionet në shëndetësi, projektet e Rilindjes urbane, po shoqërohen me konçesionet në infrastrukturë si “Rruga e Arbrit”, inceneratorët, Aeroporti i Vlorës, shoqëria ajrore AirAlbania, ndërtimi i “Stadiumit Kombëtar” dhe një sërë projektesh të tjera me të cilat thithet edhe pika e fundit e gjakut të një populli të varfër.

2.     Krimi i organizuar dhe mpleksja në mënyre të pazgjidhshme me qeverinë e Edi Ramës.

Një qeveri e cila pak kohë më parë kishte Ministër të Brendshëm Sajmir Tahirin të lidhur me bandat kriminale të Vlorës që drejtoheshin nga kushërinjtë e tij. 5 milion euro në muaj fitonte Sajmir Tahiri si mbrojtes i bandave ose rreth tre Toyota Yaris me euro në muaj. Rreth 7 Toyota Yaris me euro shpenzonte Sajmiri për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet.

Tani është koha të rishtrojmë disa pyetje:

·        Për ekstradimin e Nezar Seitit di kush të thotë, kush e pati fajin: Prokuroria apo Ministria e Drejtësisë? Sepse ka filluar nje hetim i cili duhet të hetoje ca fakte të thjeshta të cilat mund të vërtetoheshin në disa ditë por që në të vërtetë hetimi do mbarojë në kalandat greke.

·        Kush ndërhyri për lirimin e Sajmir Tahirit në gjykatë që ju akuzoi ambasadorin amerikan, mund të na e thoni? Pas Sajmirit erdhi Fatmiri i cili nuk kishte kushërinjtë por vëllain të përzier me banditët.

·        Di të thotë njeri përse nuk erdhi ekspertiza e audiopërgjimit dhe ku është i ashtuquajturi aktor që bëri audiopërgjimin?

·        Di të thotë njeri, se çfarë u bë me ato 613 kg kokainë? Perveç dy çirakëve dhe atij të kapur në Gjermani ka dalë ndonjë emër tjetër?

·        Kush ishte grupi që e porosiste, e priste, e paketonte dhe e shpërndante drogën nëpër Europë dhe shpëlante paratë? Kjo histori është harruar, çudia më e madhe 3 ditë zgjat në Shqipëri.

3.     Pastrimi i parave.

Shqipëria është kthyer në lavatriçen më të madhe në Europë të pastrimit të parave të krimit të organizuar, jo vetëm atij shqiptar por edhe ndërkombëtar. Doni shembuj?

3,6 milione euro ne dy Toyota Yaris. Por kur me nje Toyota me bagazh të vogël pastrohen pothuaj 2 milion euro, po me nje kamion të madh me rimorkjo sa milion euro pastrohen? E ekzagjeron opozita thonë daullet e Edi Rames. Po shvlerësimi i euros si shpjegohet?

Kur ne shpjegonim vjet rënien e euros me paratë që u përdorën për manipulimin e zgjedhjeve, Rama zgërdhihej. Po sot çdo të thotë? Sa kamionë me euro kanë hyrë që kursi i këmbimit ra me 200 lek si kurrë më parë. Dhe i lutem ekspertëve të kazanit që të na i kursejnë shpjegimet për rënien e kursit të euros me turistët.

Nëse nuk pastrohen para, si shpjegohet rritja 300% e lejeve të ndërtimit në Tiranë? Me se po ndërtohen kullat, ku gjenden paratë? Sistemi bankar nuk ka rritur asnjë cent kredinë për sektorin e ndërtimit. Di të më thotë kush nga vinë paratë dhe si ta kuptojmë termin “ Ndërtimet realizohen me vetëfinancim”?

I vetmi shpjegim për to janë paratë e krimit dhe të drogës. A është e përzierë qeveria në këtë pastrim masiv të parave të krimit shqiptar dhe atij ndërkombëtar?

Kokë e këmbë duke filluar nga vete Edi Rama. Idea e ndërtimit të hoteleve  me 5 yje në bregdet dhe në Tiranë dhe heqja e taksave per ta është ide e tija dhe shpërblim që po i bën vetes dhe narkotrafikut.

4.     Kanabizimi i vendit.  

Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të mbetet hambari më i madh i Evropës për kanabis. Ata që thonë që është eleminuar kultivimi i kanabisit por po trafikohen stoqet e viteve të kaluara thjesht gënjejnë.

Të vërtetën e tha nje general i policisë italiane për gazeten franceze “Liberation”: “Kemi bërë analizat e dhjetëra tonëve kanabis të kapura në brigjet e Italisë së jugut dhe na rezulton që është prodhim i 6 muajve të fundit”. Lufta që gjoja Edi Rama po i bën kultivimit të kanabisit është një farsë. Nuk ka si të jetë ndryshe kur ai është ideatori dhe realizuesi i idesë më shkatërruese siç është kanabizimi i tërë vendit në bashkëpunim me rrjetet ndërkombëtare të drogave. Kanabizimi i Shqipërisë dhe heshtja ndaj kësaj masakre që ju bë një kombi të tërë është turpi dhe faji i atyre që e panë dhe nuk folën.

5.     Kthimi i Shqipërisë në vendin e parë që dërgon azilantë në Evropë.

Si mund të pranohemi në Europë kur problem i parë që ka Europa është ndalimi i emigrantëve dhe azilantëve. Çfarë standardesh politike, ekonomike dhe shoqërore ka një vend i cili renditet i pari në listën e vendeve që dërgojnë më shumë azilantë në BE.

Zero standarde ka vendi i cili renditet në një vend të tillë. Si mund të pretendojë Edi Rama që ka plotësuar standardet kur gjatë 5 viteve të qeverisjes së tij 157 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE?

5% e popullsisë kërkon azil gjatë një periudhe 5 vjeçare dhe vendi pretendon të ketë kryer reformat dhe të hyjë në BE. Për të qeshur dhe për të qarë!

6. Kapja e të gjithë pushteteve dhe heshtja ndaj kthimit të Edi Ramës në një diktator të ngjashëm me ata të Lindjes së Mesme.

Sot Shqipëria nuk ka Prokurori. Kemi një Prokurore të Përgjithshme të përkohshme e cila thuhej që do rrijë në funksion deri në Prill, por vetëm viti i cilit Prill nuk dihet ende. Krimi lulëzon nga të katër anët dhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkoheshme bën sehir. A u gjet kush e vodhi Prokurorinë e Durrësit dhe korrespondencën e saj në Postë?

Shqipëria që do të hyjë në Evropë është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Të na falë Afrika se na ka ngelur zakon të themi që as në Afrikë nuk ngjet kjo kur në fakt ne jemi me vite larg Afrikës. Qeveria jonë mund të bëjë ç’të dojë dhe askush nuk ka ku të ankohet. Media është venë e gjitha nën kontrollin e pushtetit dhe me dëshirë të plotë i bije vetëm gajdes së Edi Ramës. Pronarët e mediave shohin veçse për leje ndërtimi. Kryeministri ka stacionin e tij privat ku derdh diarenë e përditshme për të trrullosur popullin e tij. Shoqëria civile inekzistente, jargavitet veçse për fonde dhe të drejtat LGBT. Për para të zezës i thotë e bardhë dhe të bardhës e zezë. 

Për ta mbyllur po i referohem se çfarë tha Rojter për hapjen e negociatave për Shqipërinë: “Vetëm duke parë progresin e bërë qershorin e ardhshëm dhe pas një tjetër Raporti të Komisionit Europian, qeveritë e BE-së mund të vendosin për çeljen e negociatave të antarësimit në fund të vitit të ardhshëm. Këto dhe të tjera janë arsyet përse Europa nuk na hapi negociatat. Ne keto kushte te degjosh Kryeministrin te thote fituam nje beteje me dallget dhe Ministrin e Jashtem te thote sot eshte nje dite e mire per Shqiperine nuk mund te mos ju drejtohesh me fjalet e Shvejkut: Mire qe u cmendet te gjithe por pse ne nje dite?

Tags: Edmond Spahohapja e negociatavepartia demokratike
Previous Post

Pirro Mani i sëmurë në Amerikë, Veliaj e përdor për qëllimet e veta

Next Post

Video/ Pamje të rënda, shirat e rrëmbyeshëm marrin gjithçka përpara

droni

droni

Next Post
Video/ Pamje  të rënda, shirat e rrëmbyeshëm marrin gjithçka përpara

Video/ Pamje të rënda, shirat e rrëmbyeshëm marrin gjithçka përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.