Një 67-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga kati i tretë i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i moshuari Andrea Martini ishte duke punuar, ndërsa ka rënë aksidentalisht nga lartësia. 67 vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia.
Policia po kryen hetimet rreth ngjarjes në fjalë.












