Para disa ditësh në QSUT u inaugurua me euforizëm aparatura më e rëndësishme për Shërbimin Onkologjik, akseleratori i dytë linear.
Akseleratori është një aparaturë e domosdoshme për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale dhe ekzistonin vetëm dy të tillë në gjithë Tiranën. Akseleratori i dytë u inaugurua më datë 7 qershor, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Tashmë nuk është habi që për çdo gjë që bën qeveria ta bëjë me bujë të madhe, madje dhe për akseleratorin u bë e njëjta gjë por ndërkohë nuk duket se buja i përgjigjet kushteve në të cilat ndodhet sot akseleratori.

Ditën e sotme kjo aparaturë ka dalë jashtë funksion dhe këtë e ka konfirmuar për Politiko.al një paciente e spitalit “Nënë Tereza”. Pacientja me inicialet B.L, e cila tregon se bashkë me shumë qytetarë të tjerë po presin në radhë që prej orëve të para të mëngjesit.
Akseleratori i dytë linear erdhi si një investim 1.2 milionë euro nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Atomike të Vjenës.












