Një ditë pas vendimit për shtyrjen e hapjeve së negociatave me Bashkimin Europian, Ambasada Amerikane ka reaguar në rrjetin social facebook.
Përmes një statusi të sapopublikuar, ambasada amerikane shpreh qartë qëndrimin e saj në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.
Përmes përgëzimit për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, Ambasada nuk lë pa përmendur dhe çështjet për të cilat Shqipërisë i duhet të punojë më shumë.
”Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.” shkruhet në njoftimin e nxjerrë në facebook.













