• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA & FOTO/ Ikja pa zhurmë e endacakut të pafajshëm…!

admin by admin
9 January, 2017
in Kronika
0
HISTORIA & FOTO/ Ikja pa zhurmë e endacakut të pafajshëm…!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ilir Çumani

ilir cumani, vogel

Ilir Çumani

Në edicionet e lajmeve të mbrëmjes, përmes kronikave të zeza, disa televizione transmetuan një lajm të shkurtër që bënte fjalë për vdekjen e një endacaku 54-vjeçar në qytetin e vogël bregdetar të Sarandës.
Sipas lajmit që u transmetua, u tha se vdekja i kishte ardhur si shkak i të ftohtit të acartë dhe kushteve tejet të vështira në të cilat ai jetonte.
Mediat, duke mos qenë të saktë me burimin e lajmit, e komunikuan ndryshe emrin e viktimës, që në fakt,  emri i tij i vërtetë është Leonard Arapi. Kaq u tha për fatkeqin, për të cilin,  drama e jetës e të ndjerit i kalon përtej caqet e një dhimbjeje njerëzore, ngase historia e jetës së tij lidhet pazgjidhshmërisht me dhjetëra e qindra ngjarje tragjike bonjakësh.
Si për ironi, këto foto të vetme të jetës së tij (të cilat shoqërojnë radhët që po shkruaj), kanë fiksuar në celuloid momentet më kulmore që fati i trishtë ia serviri jetimit të gjorë, dhe që në asnjë çast të vetëm nuk do ti falte kurrë buzëqeshje.
Përmes këtyre fotove, dokumentohet qartazi klithma e dramacitetit e njeriut të vetmuar  dhe të shumëvuajtur,  që nuk njohu dashuri, nuk ndjeu ngrohtësi, nuk provoi mirësi, nga lindja e deri në vdekje.
Nardi erdhi në jetë në një pragdimri të ftohtë si ky, të vitit 1962, i braktisur në një dhomë të maternitetit të Tiranës. I braktisur nga një nënë që nuk dihet se cila ishte, por që nuk do ta kishte fatin të gëzonte foshnjën e saj.
Nuk dihen arsyet e kësaj braktisje, por një gjë ishte i sigurt: për foshnjën e pa fat, do të niste kalvari i gjatë i sakrificave dhe privacioneve sfilitëse e torturuese,  duke u endur dyerve dhe korridoreve të zhurmshme të institucioneve të jetimoreve të kohës, pa ditur psenë e shumë pikëpyetjeve të asaj braktisjeje absurde që do ta mundonte gjatë gjithë jetës së tij.
Leonardi, mes shumë bashkëmoshatarëve të të njëjtit fat, po rritej dita ditës nga disa gra dhe punonjëse të dashura e të dhembshura që në punën e tyre të përditshme ia kishin përkushtuar kujdesit dhe mirërritjes këtyre fëmijëve të pafajshëm.
Shkollën fillore dhe 8-vjeçare e kreu në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë. Ishte një fëmijë shumë i zgjuar, i dashur dhe i shoqërueshëm me shokët dhe me shoqet, të cilët aty në jetimore i konsideronte të gjithë motra e vëllezër. Më pas, do të mësonte profesionin e gurgdhendësit në një shkollë profesionale në Korçë, profesion që e përvetësoi dhe e bëri mjeshtër të zot në këtë zanat.
Mirëpo, ndërrimi i sistemit e gjeti të riun jetim Leonard Arapin të papërgatitur, në mes të katër rrugëve, pa shtëpi, pa punë, pa të ardhura, pa asnjë mbështetje. Jeta e vuri përballë një sprove edhe më të vështirë. Tash e tutje i duhej të përballej i vetëm me të gjitha vështirësitë dhe problemet për të mbijetuar. 
Në kaosin e tranzicionit shqiptar, viktimat e para ishin pikërisht ata, jetimët, të cilët nuk do të gjenin ashtu si dikur në zyrat e shtetit dashamirësinë e institucioneve që duhet të përgjigjeshin për nevojat dhe zgjidhjen e halleve dhe problemeve që kishin.
Mes tyre, nuk bënte përjashtim edhe Leonardi, i cili e ndjente në lëkurën e tij ftohtësinë e hipokrizisë, shpërfilljen, injorimin, përbuzjen e zyrtarëve të shtetit kur trokiste derë më derë dhe kërkonte punë apo një strehë ku të fuste kokën.
Kudo që shkonte, i përplasej dera në fytyrë. Ehhh, kjo botë e egër me shpirtra të tharë, nuk e ka për turp të shoh jetimin kokulur dhe të poshtëruar, kishte menduar sa e sa herë me vete, Leonardi.
Duke humbur shpresat për ndihmë, mes përpjekjeve rraskapitëse e torturuese për mbijetesë, ai vendosi të mbyllet në vetvete dhe ti nënshtrohej  mjerisht fatit, duke zgjedhur të bëjë jetën e një endacaku vetmitar.
Gjendja e mjeruar sociale dhe kequshqyerja, dalëngadalë do ta invalidizonte duke e bërë pacient të përjetshëm dhe që do të vuante më pas disa sëmundje njëra pas tjetrës. Prej vitesh jetonte në rrënojat e një ndërtese si invalid, ku ç’farë binte jashtë, hynte brenda.
I pafuqishëm për t’ia dalë mbanë, i pa asistuar nga shteti për të përfituar së paku një ndihmë ekonomike, ai zgjodhi këtë mënyrë jetese, ngase Nardi për karakterin dhe edukimin që kishte, kurrë nuk do pranonte ti nënshtrohej rrugëve të pandershme; vjedhjeve, mashtrimit, trafikut, prostitucionit, drogës….
Leonardin e njohin të gjithë në qytetin e Sarandës. Të gjithë bashkëqytetarët ndjenin dhembshuri e respekt për të, secili prej tyre, sipas mundësive e ndihmonin me ushqim e veshmbathje. Vetëm ata që e kishin dhe e kanë për detyrë të interesoheshin dhe kujdeseshin për të, ishin zyrtarët e shtetit dhe të pushtetit lokal, atje në Sarandë, të cilët, për fat të keq tregoheshin shpesh indiferentë, gjithmonë e më shumë të huaj për të.
Ashtu si për çdo jetim të këtij qyteti, Sokolin, Linditën, Shpëtimin, Mirandën, Kristaqin, Majlindën, Petritin, Arbenin. Etj., këta zyrtarë lokal, gjithmonë e kanë bërë një vesh shurdh e një sy qorr edhe për fatkeqin jetim, sepse për ta, Leonard Arapi nuk ka ekzistuar dhe nuk ekzistonte asnjëherë. 
Edhe pse Ligji “Për Statusin e Jetimit” u jep përparësi  të gjithë jetimëve që të ndihmohen dhe përkrahen nga shteti me strehim dhe punësim, ky ligj, kurrë nuk ka gjetur zbatim nga agjencitë ligj-zbatues të përfaqësuar nga njerëzit e shtetit dhe të pushtetit.
Për sa kohë politika do tregohet e ftohtë,  e pa dhembshur,  arrogante, hipokrite dhe demagoge me shtresat në nevojë, për aq kohë do të kemi viktima ta pafajshme si jetimi Leonard Arapi, të cilët zgjedhin në mënyrë të parevokueshme, por pa dëshirën e tyre të ikin për fare nga kjo botë, pa zhurmë, duke na lënë pas në mënyrë kolektive njollën e zezë të një krimi të shëmtuar social dhe antihuman.
Ikja i Tij, në heshtje dhe pa bezdisur askënd, është protesta më e lexueshme  kundër një regjimi pa sistem vlerash, e një administrate shtetërore luksokrate, e ndërtuar mbi  një padrejtësi dhe hendeku social, kundër kolltukofagëve shpirtzinj dhe pa sentiment njerëzor që përdorin dhe  keqpërdorin pushtetin duke jetuar në një luks të shfrenuar  mbi fatkeqësinë e shumicës, të më të dobëtëve të shoqërisë.
Ikja e Leonardit ishte vdekja e paralajmëruar e një njeriu pa faj, por që faji i tij i vetëm ishte pse mbeti jetim, është protesta më e paqtë që na bën të ndjehemi me turp dhe të shohim veten në pasqyrë të gjithë së bashku, por njëkohësisht, sa nuk është vonë,  të mundemi të reflektojmë si shoqëri ndaj atyre që kanë në dorë fatet tona…
Deri atëherë, u prehsh në paqe o engjëll i mirë i Zotit, dëshmitar i vuajtjes dhe i dhimbjes Njerëzore…!
Tiranë, më 08 Janar, 2017.

Previous Post

AMENDAMENTET/ LSI, 7 propozime për reformën zgjedhore

Next Post

Arrestohet gruaja “shtatzëne” në Itali, ishte “mbarsur” me 700 gramë heroinë në Shqipëri

admin

admin

Next Post
Arrestohet gruaja “shtatzëne” në Itali, ishte “mbarsur” me 700 gramë heroinë në Shqipëri

Arrestohet gruaja “shtatzëne” në Itali, ishte “mbarsur” me 700 gramë heroinë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.