U tha se ishin 1.5 milionë euro në fillim dhe më pas 4.5 milionë. Por policia pas numërimit, ka nxjerrë shifrën e saktë të eurove të sekuestruara në Portin e Durrësit.
Janë 3 milionë e 470 mijë euro, para të siguruara nga aktivitete kriminale.Grupi hetimor ka marrë gjurmët e gishtave nga paratë, ndërsa ka shoqëruar tre persona. Burime bëjnë të ditur se 3 të ndaluarit janë Edi (Eduart) Lika, pronar i subjektit transportues, djali i tij, Klevis Lika (19 vjeç), i cili shoqëronte drejtuesin e kamionit në udhëtim dhe shoferi i kamionit, Agim Ceka.
Paratë i kishin fshehur në dy makina tip ‘Toyota Yaris’ të cilat kishin ardhur me traget nga Ankona bashkë me disa makina të tjera të ngarkuara në një trajler.












