Një aksident hekurudhor ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Domje të Tiranës. Treni i linjës Tiranë – Durrës ka goditur një autoveturë tip “Mercedes”, ndërsa ajo po kalonte mbi shina.
Drejtuesi i mjetit është plagosur. Pasi e ka goditur makinën, treni e ka marrë përpara për disa metra.
Kalesa ku ndodhi aksidenti nuk ka sinjalistikën e duhur dhe as trarët që pengojnë makinat në momentin e kalimit të trenit.












