Nigeria e ka mposhtur Islandën më rezultat 2-0 dhe kështu ka hapur gjithçka në grupin D për kalimin në fazën tjeter.
Nigeria ka shënuar një fitore historike kundër Islandës duke i hapur rrugë edhe vetës por duke hapur edhe garën se cila nga këto skuadra do ta kërkonte kualifikimin tutje në 1/16 së finales në Botëror.
Pjesa e parë ishte një pjesë monotone, më shumë raste dhe pa gola.
Megjithatë ishte Nigeria që kërkonte zgjedhje për të shënuar gol dhe e arriti këtë në pjesën e dytë.
Pa dyshim lojtar i kësaj ndeshje ishte Ahmed Musa, i cili ishte në një formë të mirë sonte duke shënuar të dy golat.











