Rreth orës 11:50 të ditës së djeshme, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime e Rënda, për Ilir Nisi Karçini, i datëlindjes 02. 11. 1969, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë. Ekzekutimi i këtij vendimi, rezulton me arrestimin e këtij personi, pasi është dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale të “Vrasja me paramendim”, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, të mbetur në tentativë.
Akuza ndaj Ilir karçinit, lidhet me porositjen prej tij, të vrasjes së biznesmenit Pirro Bare.












