LSI ka mbështetur kërkesën e PD për votim e numërim elektronik të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Komisioni i reformës zgjedhore u mblodh sot ndërsa opozita kërkoi si kusht të panegociushëm futjen e teknologjisë në procesin zgjedhor të 18 qershorit të këtij viti. Votimi e numërimi elektronik është mbështetur për herë të parë edhe nga Lëvizja Socialiste per Integrim.
Partia Socialiste e ka kundërshtuar futjen e votimit elektronik pasi sipas saj nuk ka kohë të mjaftueshme për të zbatuar këtë lloj procesi.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka deklaroi se PD mund të tolerojë edhe një shtyrje të zgjedhjeve nëse është e nevojshme për të krijuar hapësira për votimin e numërimin elektronik.
Tri partitë kryesore në vend kanë kërkesa të diferencuara njëra nga tjetra lidhur me zgjedhjet edhe pse në disa pika kanë konvergjencë të plotë.
Ndryshimi i qëndrimit të LSI lidhur me mjetet e zhvillimit të votimit shpreh frikën e kësaj partie nga një manipulim i mundshëm i procesit zgjedhor dhe votimit prej PS.
Kjo është hera e parë që LSI kërkon linja “konservatore” në procese elektorale, duke u ndarë nga “liberalizmi” i saj në këto procese.












