Qeveria ka miratuar përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin me koncesion të rrugës “Porti i Jahteve – Bay-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është miratuar dhënia e bonusit prej 6% (gjashtë për qind) të pikëve shoqërisë “Gjikuria”, sh.p.k. për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar për këtë aks rrugor.












