Pas deklaratës së ministrit të Diasporës, Pandeli Majko në lidhje me kapin e refugjatëve, reagoi edhe ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ai ka përkrahur qëndrimin e ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, ku sipas tij është i përgjegjshëm dhe duhet dëgjuar edhe nga qeveria.
POSTIMI I MANJANIT:
“Respekt për qëndrimin prej shtetari të përgjegjshëm të zotit Pandeli Majko!
Ashtu është: më mirë pa ftesë për negociata sesa shndërrimi i vendit në pikë grumbulli refugjatësh!
Ashtu është: siguria e kombit Shqiptar vihet në rrezik serioz!
Jam tërësisht në një mendje me Pandin! Mbetet që Rilindja të bjerë dakord me këtë qëndrim të përgjegjshëm!!”












