Nuk duket të ketë ndikuar pozitivisht senbilizimi për mbjelljen e kanabasit. Në zonat pyjore të Poros dhe Akërnisë ende kultivohet hashash.
Ka qenë një patrullim i avionëve të Frontex, që e zbuloi parcelën në pyllin e Poros.Një muaj më parë, në këto parcela policia e Vlorës asgjegjësoi 300 bimë kanabis. Aksioni është bërë në qetësi.
Ndërsa kultivuesit e dyshuar jan thirrur nga policia për tu marrë në pyetje dhe më pas janë të lirë, sic shprehen dhe vetë banorët e asaj zone.
Barinjtë e staneve janë gjithmonë të parët për të cilët policia dyshon për kultivimin e këtyre bimëve. Ndaj dhe ata apelojnë për kapjen sa më shpejt të trafikuesve.












