Tre persona u shtypën sot nga një tren në Londër duke hedhur dyshime të forta për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Aksidenti ndodhi në mëngjes në jug të Londrës. Viktimat mësohet se janë tre burra, ndërkohë që nuk dihet identiteti i tyre.

BBC shkruan se ngjarja mbetet e paqartë, ndërsa pranë vendit të aksidentit u gjetën disa kuti me llak. Hetuesit mendojnë se mund të bëhet fjalë për disa grafistë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të fjalës.











