• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BISLIM AHMETAJ*/Këshilltarët rilindas shpallin “marren” e vet “nderin” e tyre!!!

droni by droni
18 June, 2018
in Opinion
0
‘Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë’, Berisha kujton lëvizjen studentore: Azem, ti je gjallë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot këshilltarët e majtë të një njësie zgjedhore i paskan dhënë titullin “Qytetarë Nderi” një vrasësi. Dhe jo një vrasësi të rëndomte por pikërisht atij që qëlloi me pesë plumba, me armën e shtetit, në ambjentet  Parlamentit të Shqipërisë, kolegun deputet te opozites ,  Liderin e Dhjetorit, AZEM HAJDARIN.

Ky veprim i këshilltarëve “socialist” të Hasit nuk duhet të çudisë asnjë mendje normale në këtë vend absurd edhe pse krahinës së Hasit, qytetarëve të saj i ka hedhur baltë  dhe e ka turpëruar si rrallë herë në histori e vet të mbushur me vepra krenarie.  Them që nuk duhet të çudisë askënd  pasi me votat e deputetëve socialist (dhe jo vetëm me to) është zgjedhur në krye të Parlamentit të Shqipërisë,  Gramoz Ruçi, njëriu që udhëhoqi operacionin policor për shtypjen e demostratave të 2 Prillit në Shkodër, njëriu që përgjaku qytetin e lirisë në vigjilje të zgjedhjeve të para pluraliste me  vrasjen  e katër “Martirëve të Demokracisë”.  Kryetari  i këtyre këshilltareve “rilindas”  në Tiranë  ka thirrur në kabinetin e tij dhe pikërisht në  postin e Ministrit të Brendëshëm ish hetuesin e diktaturës dhe bashkëpunëtorin në krim e trafik ndërkombëtar  droge të vëllait të tij, ka vendosur në postin e ministrit të Jashtëm djalin e anëtarit të Byrose politike dënuar nga gjykatat e vendit pas viteve 90 me 11 vite burg për genocide. Vet kryetari i këshilltareve socialist të Hasit  dhe të gjithë “rilindasve” shqiptarë  është i  biri i ish anëtarit të Presidiumit të Kyvendit Popullor, I cili firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. Dhe  jo në 44-ën, as në 48-ën, por në 88-ën kohë kur vendet e tjera të lindjes po çliroheshin nga mortaja e komunizmit i ati i kryeministrit të sotshëm të vendit tonë firmoste dënime me varje të kundërshtarëve të regjimit. Këshiltarët e vegjël socialist të Hasit janë thjeshtë një vegël frymore në orkestrën kriminale që dirigjohet nga Edi Rama. Vendimi i përfaqësueve të së majtës lokale të një zone tejet të përsekutuar nga regjimi komunist është  helmi dhe vreri që Tirana zyrtare vjell mbi banorët e kësaj zone, është xehri  luftës së klasave që Tirana zyrtare mbjell ndër këta banorë për të nxitur përçarjen dhe konfliktin mes tyre.

Ata, këshilltarët socialist verbtazi e kanë ngritur duart e tyre të mpira nga ideologjia ose ndonjë shukë paresh të ndotura nga droga për të shpallur turpin e Hasit “nder” të vetin. Vendimi i tyre  nuk i zbeh  aspak vlerat dhe meritat  e çmuara të Azem Hajdarit, Atij vetëm I rritet shkëlqimi dhe I ndihet mungesa. Azemi edhe pse u përndoq, ju banë prita, atentate dhe u ekzekutua si kundërshtarë politik në memorien e shqiptareve u skalit si kampion I lirisë , si martirë I demokracisë, si hero i çeshtjes tonë kombëtare. Ndaj ky vendim absurd , jo ligjor, aspak  etik  e aq më pak zakonor për këtë zonë me tradita të shkëlqyera tregon që misioni i të majtës shqiptare për përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes  nisur me 8 Nentor të 41-it akoma s’ka mbaruar. Ky vendim idiot e dashakeq tregon se sa e dobët është kultura demokratike dhe ligjore në vendin tonë, sa larg Europës jemi  edhe pse kryeministri lehë çdo ditë me orë të tëra për të kundërtën. As te ekzistencializmi i Dostojevskit,  as te absurdi i Kamysë nuk mund të gjeshë përgjigjen e sprovave idjote që e majta shqiptare po eksperimenton ndër shqiptarë. Mos i falë o Zot se e dinë shumë mirë se çfarë po bëjnë(!)

*Kryetar I Grupimit “DHJETOR ‘90”

Tags: AZEM HAJDARI. mazreku
Previous Post

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Ekspertiza mjeko-ligjore e specialistit të bravave

Next Post

Anglia fiton pa dashje, skuadër e keqe që kishte fat

droni

droni

Next Post
Anglia fiton pa dashje, skuadër e keqe që kishte fat

Anglia fiton pa dashje, skuadër e keqe që kishte fat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.