IframePërleshje mes shoferësh pas një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Dy mjete janë përfshire në një aksident dhe kaq ka mjaftuar që situata të degjenerojë.
Shoferët kanë dalë jashtë mjeteve dhe kanë nisur të shahen e pastaj të përleshen mes tyre, raporton BW.
Konflikti mes tyre paralizoi për pak minuta dhe trafikun në këtë zonë.












