Brazili ndalet nga Zvicra e shqiptarëve, duke barazuar 1-1 në sfidën që u zhvillua këtë mbremje.
Brazili e nisi mirë sfidën, duke gjetur golin e epërsisë me anë të Philippe Coutinho në minutën e 20-të.
Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 50’, Brazili u ndëshkua pas një goditje nga këndi. Steven Zuber shënoi me kokë një gol të dyshimtë duke shtyrë Mirandan.
Deri në fund, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por portat nuk u tundën më dhe në fund, Brazili e Zvicra ndanë pikët, teksa në grup prin Serbia me 3 pikë.











