• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prekëse,komunizmi i ndaloi nënës ëndrrën, e bija i bën surprizën e madhe

droni by droni
17 June, 2018
in Kryesore, Kulture
0
Prekëse,komunizmi i ndaloi nënës ëndrrën, e bija i bën surprizën e madhe
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I prenë ëndrrën për kënduar që në nisje të karrierës së saj sepse vinte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist.

Kjo është historia e Jolanda Laloshit (Gjeluci) nga Shkodra, e rrëfyer në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në TV Klan, nga e bija Anjeze Gjeluci. Kjo e fundit është rritur gjithë jetën me brengën e të ëmës që nuk mundi të dilte në skenë si shoqet e saj.

“Mua më fillon emri me Jo-Landa dhe prandaj kudo më thonë jo, ti nuk do këndosh”, ky ka qenë përherë refreni i Jolandës sa herë i refuzohej e drejta për të ndjekur pasionin e saj. Më 20 Prill të këtij viti ajo organizoi një koncert modest në sallën e Katedrales Katolike në Shkodër, por Anjeza nuk pranoi të këndojë një duet me Jolandën, megjithëse edhe ajo ka trashëguar të njëjtën dëshirë dhe talent si e ëma. Aryseja ishte sepse Anjeza po mendonte për një koncert të përmasave më të mëdha që të kënaqte të ëmën ashtu siç e meritonte për gjithë vuajtjet që ka hequr në jetë.

E ndier në faj që edhe ajo për herë të parë në jetë i tha “jo”, erdhi në programin “E Diela Shqiptare” për t’i kërkuar falje të ëmës, për t’i premtuar që gjithmonë do t’i thotë “po” dhe për të kënduar një këngë së bashku me të. Gjatë rrëfimit të Anjezës nuk kanë munguar lotët, por është lexuar edhe gëzimi në sytë e të dyjave teksa kanë kënduar në duet “Këngën e Nënës”. Por si nisi historia e Jolandës?

Anjeza tregoi se e ëma rrjedh nga një familje intelektuale, ku babai i kësaj të fundit kishte studiuar në Itali, në nivel ekselent, me bursë shqiptare para viteve 1944. Me kthimin në Shqipëri dhe me instalimin e komunizmit, shtëpia e tij u kthye si një bazë ku mblidheshin intelektualët shkodranë, ata të cilët nuk pajtoheshin me ideologjinë politike të kohës. Këtu do të përcaktohej dhe fati i familjes, përfshirë edhe i Jolandës, që ende nuk kishte lindur. Ajo ka trashëguar talentin për muzikën, por për shkak të persekutimit nga regjimi komunist, kjo ëndërr i mbeti e paplotësuar.

Fillimisht ajo ka nisur rrugëtimin e muzikës me mjeshtrin Tonin Daia, i cili i mahnitur nga veshi muzikor dhe vokali i saj, e përzgjodhi për ta bërë pjesë të kuartetit në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve. Ajo fitoi pikët maksimale në konkursin “Provoni aftësitë e tua” dhe prej aty kaloi soliste me Leonard Dedën në festivalin lokal të fëmijëve, ku fitoi çmimin e dytë, sepse çmimet e para ishin këngët që i kushtoheshin partisë.

Për shtatë vite ka studiuar paralelisht për kanto, dy vite fizarmonikë dhe dy vite aktrim. Këto kanë qenë si tip kursesh, por që në fund të jepnin një certifikatë për njohuritë e fituara. Pasi mori pak formim si këngëtare dhe regjisore, me mikeshat e saj këngëtare iu besua organizimi i një koncerti. Pak para daljes në shfaqje, një polic hijerëndë shkoi dhe e pyeti: “Ku është Jolanda?”. Me arrogancë i mori çantën dhe ia hodhi në një kamion, sipër rrobave të shtëpisë.

Në atë moment Jolanda pësoi traumën e parë sepse mësoi që do të internohej me gjithë familjen. Iu lut policit: “Aman më lejo ta bëj koncertin”, por ai e kapi me forcë për krahu dhe e shtyu në kamion. Në atë kohë ajo kishte fituar konkursin në shkollën e muzikës, por nuk arriti të shkonte kurrë. Duke qenë mikesha të ngushta me artisten Myfarete Laze, kjo e fundit i shkoi në shtëpi për ta kërkuar, por u përball me shtëpinë e zbrazur.

Ky do të ishte fillimi i një karriere të bukur artistike, por që iu pre në mes. Ajo qëndroi e internuar për shtatë vite në Mal të Jushit, në rrethinat e Shkodrës. Tre vite më pas, artistët e Qendrës Kulturore në fshatin ku qëndronte, e pyetën: “Ti je ajo vajza që këndon? Nëse po, ndërro mbiemrin dhe eja këndo me ne…”.

Vëllai i saj ishte i ndarë nga trungu familjar sepse ishte i martuar dhe jetonte në Shkodër. Kështu ajo u lut dhe me zor të madh e lejuan që të vazhdonte shkollën e mesme në qytetin e Shkodrës, pasi e kishte humbur një vit. Ajo shihej si një nxënëse mbetëse megjithëse ishte nxënëse shumë e mirë.

Në gjimnaz ajo u zgjodh si zëri më i mirë në konkurse mes shkollave të mesme dhe u pranua në një qendër rinore. Duke qenë se doli zë i dalluar e kaluan me disa shoqe në teatër, por kur morën vesh se kishte qenë e internuar, e ndaluan të shkonte. Për gjithë ato vite Jolanda mbeti spektatore e shoqeve të saj.

Pasi mbaroi gjimnazin e përgjithshëm, u rikthye për të mbaruar dënimin në internim, duke punuar në kooperativë me vëllezërit dhe me një motër të sëmurë. Ishin tetë fëmijë  me një gjyshe të verbër dhe me babain në burg. Gjyshja mirditore ndërroi jetë dhe u varros me pak persona të pranishëm në ceremoninë mortore.  Ajo ka vdekur me rruzare në dorë si besimtare katolike që ishte. Anjeza e kujton kështu një episod nga periudha e internimit të Jolandës, e treguar nga vetë ajo.

“Mamaja ime u rrit me një varfëri të tejskajshme ku fjalia e ditës ishte “doni të hani mëngjesin, drekën apo darkën?”, sepse nuk bëhej fjalë të haje më shumë se një vakt”, u shpreh Anjeza.

Pasi mbaruan internimin, familja u rikthye në Shkodër. Në vitin 1985, miqtë e saj artistë bënë të pamundurën që t’i jepnin një certifikatë të një kursi 9-mujor për kanto në Tiranë, ku doli si këngëtarja më e mirë nga Ansambli i Shtetit me pedagogë Syrri Rroi, Zyliha Sina, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Hysen Koçia etj. Drejtori i ansamblit i dha Jolandës një letër që pas përfundimit të kursit të shkonte tek Televizioni Shqiptar për të filmuar tre këngë me këngëtarët e mirënjohur Shyqyri Alushi dhe Bik Ndoja. Por nuk e thirrën asnjëherë. Edhe aty iu tha “Jo”.  Fjala “jo” iu bë aq e zakonshme ndër vite sa filloi të thoshte si për batutë “më fillon emri me Jo dhe prandaj më thonë gjithmonë jo mua”.

Në vitin 1986 u ftua në një premierë me Estradën e Shkodrës dhe pesë minuta përpara shfaqjes i thanë: “Ik se nuk do të këndosh”. Edhe për t’u martuar u martua në një moshë relativisht të madhe krahasuar me shoqet e saj. Bashkëshorti i saj vinte po ashtu nga një familje e persekutuar dhe nuk ngurroi të lidhte jetën me Jolandën, me të cilën patën tre fëmijë. Ishte ndër të paktat herë që dikush i thoshte “po”.

I vetmi vend ku ka kënduar ka qenë në ndërmarrjen Artistike në Shkodër për 10 vite. Pasioni për muzikën vazhdonte, por ajo nuk pati kurrë mundësi ta shprehte talentin e saj përveçse në gëzime familjare. Të njëjtin pasion për këngën Jolanda i’a nguliti në zemër dhe Anjezës, e cila mbaroi shkollën për kanto dhe në këtë mënyrë do të realizonte sadopak ëndrrën e të ëmës.

Edhe në vitet pas ’90-ës Jolanda u ftua rrallë në koncerte të vogla në qytetin e Shkodrës, jaret e famshme të të cilit ajo i këndonte me aq pasion e dashuri. Përpara se të ndahej nga jeta i shoqi, në bashkëpunim me miq të tjerë, i financuan një album muzikor, një ndër të vetmet surpriza që lidhej me karrierën e saj. Anjeza tregoi se prej 15 vitesh e ëma ngushëllohet të dielave në katedralen e Shkodrës si soliste, por asgjë më tepër.

Një vit më parë Anjeza formuloi një projekt me një producent muzikor në Shkodër për një koncert recital të Jolandës. Projekti kishte një vlerë të konsiderueshme financiare dhe ajo e dërgoi në disa institucione shtetërore, prej të cilave mori përgjigje negative. Pavarësisht kësaj, shpirti optimist nuk e la asnjëherë të bjerë në dëshpërim.

“Fshehtas meje organizoi me miqtë e saj më të ngushtë një koncert recital më 20 Prill të këtij viti, në një ambient të vogël që ia ofroi kisha dhe këtë lajm ma dha vetëm 10 ditë përpara, ndërkohë që kishte filluar me provat gjenerale. Në vend që të gëzohesha, u mërzita sepse koncerti nuk ishte ai që unë dhe ajo kishim ëndërruar dhe ishim përpjekur aq shumë. Me atë shpirtin e saj artistik, më fton që të këndoja një këngë duet me të. Duke qenë se u mërzita, nuk pranova. ‘S’ka gjë’, tha ajo, ‘jam mësuar të më thonë jo Landa’. Jam ndier në faj që i thashë ‘jo’, por ishte vonë për të ndërruar mendim dhe nga kjo gjë u nxita që të vij tek “Ka një mesazh për ty” që t’i kërkoj dhe ndjesë. Jam këtu që t’i them “Po Landa” e po të jetë e mundur të këndoj atë këngë që nuk e këndova kur kishte koncertin recital”.

Është pritur me duartrokitje të mëdha dueti i Anjezës me të ëmën, e cila me siguri e kishte pritur prej vitesh këtë moment e këto ovacione. Ajo ka rrëfyer edhe disa nga vuajtjet e saj të viteve të shkuara, por teksa shikonte të bijën dhe dëgjonte mesazhin e saj, u shpreh se tashmë ndihet e kompletuar dhe e lumtur si nënë.

“Le të shërbejë kjo si një pikënisje për projektin e madh. Le të jetë një këmbë e mbarë”, i ka uruar Ardit Gjebrea të dyja, të cilat u larguan me shijen e ëmbël të duartrokitjeve të publikut./tvklan

Tags: nenasurprizetv klan
Previous Post

FOTO/Treni përplas makinën në Lushnje

Next Post

Meta ngushëllon familjen e Ilmi Haradinajt në Kosovë

droni

droni

Next Post
INTERVISTA/Meta po zgjidh dilemën kë të pranojë në koalicion: Ja pse preferon Bashën

Meta ngushëllon familjen e Ilmi Haradinajt në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.