Lionel Messi nuk po kalon një moment pozitiv në karrierën e tij. “Jashtetokesori” pritej të ishte deciziv për kombëtaren argjentinase në barazimin 1-1 që kjo e fundit arriti përballë Islandës. Pas ndeshjes, ylli i Albicelestëve, theksoi se nga rrjedha e lojës e merituan fitoren.
“E vërteta është se ne nuk arritëm ta fitojmë ndeshjen, të marrim tri pikë. Mendoj se e kemi merituar të fitojmë ndeshjen, por tani duhet të ndjekim dhe të mendojmë për atë që është e ardhshme. Po e vuaj atë penallti, sepse do të na jepte përparësi.“-përfundoi Messi.
Argjentina e Messit më pas do të luajë përballë Kroacinë të enjten e ardhshme











