Kasaforta e nje mobilierie në Vaqarr, Tiranë, është grabitur natën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, pasi i kanë lidhur rojet e objektit, grabitësit kanë hyrë me maska dhe dyshohet se vlera e grabitjeve është afërsisht 30 mijë euro.
Informacion paraprak.
Më datë 15.06.2018, në rrugën Tiranë- Ndroq në vendin e quajtur ura e “Beshirit”, dy persona kanë hyrë brenda një mobilerie duke marrë një sasi lekësh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.











