Në Tiranë sot bora ka shkaktuar edhe disa aksidente, ndërsa ka rënduar edhe trafikun nëpër rrugë.
Në këtë video duket autobusi i Unazës që është aksidentuar me një makinë në zonën Medresesë.
Gjithashtu edhe disa makina të tjera janë përplasur në autostradës Tiranë – Durrës, si dhe në aksin Rinas – Tiranë.
Situata e trafikut në kryeqytet është rënduar gjatë mbrëmjes si pasojë e reshjeve të dëborës.
Policia njofton se, kanë ndodhur disa aksidente si pasoje e borës, megjithatë nuk janë shënuar të lënduar.











