Gëzimi i borës duket se ka sjellë me vete edhe pasojat e para jo të mira. Gjithë ata që planifikojnë fluturime nga Rinasi duhet të jenë të vëmendshëm, e në lidhje të vazhdueshme për të rejat e fundit.
Mëngjesin e sotëm nga aeroporti Nënë Tereza njoftohet për anulimin e disa fluturimeve. si në vajtje, ashtu edhe në ardhje në aeroportin e Rinasit.
Në faqen online të aeroportit Nënë Tereza njoftohet anulimi i fluturimit të programuar për në 04:15 të së enjtes nga Tirana për në Berograd dhe është shtyrë për një orar tjetër fluturimi nga Tirana në Romë i programuar për në orën 05:40.
Gjithashtu njoftohet edhe anulimi i fluturimit nga Beogradi për në Tiranë, i programuar për në orën 01:35.











