• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vettingu “detyron” gjyqtarët e lartë të deklarojnë edhe pasuritë e kushërinjve

admin by admin
12 January, 2017
in Kronika
0
Vettingu “detyron”  gjyqtarët e lartë  të deklarojnë edhe pasuritë e kushërinjve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë publikoi dje në faqen zyrtare formularët-tip, të detyrueshëm për t’u plotësuar nga kandidatët që konkurrojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Me shpalljen nga Kuvendi të nisjes se përzgjedhjes së anëtarëve për dy institucionet e reja të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, kanë nisur procedurat për verifikimin e tyre.
Bazuar në ligj, si pjesë e dosjes me dokumente që çdo kandidat dorëzon, kryetari i Gjykatës së Lartë miraton modelin e deklaratës individuale për dhënien e mbështetjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit. I publikuar në faqen zyrtare, formulari-tip që çdo gjyqtar plotëson përmban emrin e deklaruesit si dhe emrin e gjyqtarit, kandidaturën e të cilit mbështet për anëtarësi në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Si specifikohet në ligj, por edhe në shënimin e deklaratës, çdo gjyqtar mund të mbështesë vetëm një kandidat për anëtar të KLGJ. Dokument i dytë për kandidatët është edhe formulari i vetëdeklarimit.
Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, kandidatët plotësojnë formularin, falsifikimi i të cilit përbën vepër penale dhe ka shënuar tashmë edhe viktimat e saj të para. Pjesë e dokumentacionit për shprehjen e interesit është edhe informacioni mbi të afërmit e shkallës së dytë, ata të shkallës së parë që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronarë apo drejtues ekzekutiv në subjekte ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Për mundësimin e
këtij informacioni, Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion një formular standard.
Formulari, i publikuar tashmë në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, vjen si pasojë e rishikimit periodik të llogarive financiare të gjyqtarëve, por edhe familjarëve të tyre. Dokumentacioni pas mbylljes së afatit të dorëzimit në 16 janar, do të verifikohet nga administrata e Gjykatës së Lartë duke shpallur më pas në faqen zyrtare kandidaturat. Ky proces sipas ligjit pritet të zgjasë vetëm 1 javë, duke parashikuar datën 23 janar si ditën kur shpallen zyrtarisht kandidatët gjyqtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Vendimet për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore i merr Komisioni i Kualifikimit, i përbërë nga kryetari i Gjykatës së Lartë dhe dy gjyqtarë të tjerë të saj, të zgjedhur me short nga radhët e atyre që nuk kandidojnë. E është pikërisht ky institucion, i cili në rastin e ankimeve nga kandidatët e përjashtuar do të përballet me ta në Gjykatën Administrative të Apelit, e ngarkuar me vendimmarrje ndaj ankimeve kundër vendimeve për përjashtim të kandidatëve. Në 16 janar mbaron afati për paraqitjen e kërkesave nga të interesuarit për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë. Në lidhje me përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ligji i ri parashikon se 6 nga 11 anëtarët e tij janë gjyqtarë të niveleve të ndryshme të pushtetit gjyqësor. 5 anëtarët e tjerë zgjidhen nga radhët e juristëve e më përkatësisht: avokatëve, pedagogë të drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. E njëjta formulë vlen edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku i vetmi ndryshim janë radhët nga përzgjidhen anëtarët.

 

Previous Post

Moti i keq anulon disa fluturime në Rinas, ja cilat

Next Post

Shpërthen bombola e gazit në ambulancë, plagosen dy infermierë në Bilisht

admin

admin

Next Post
Shpërthen bombola e gazit në ambulancë, plagosen dy infermierë në Bilisht

Shpërthen bombola e gazit në ambulancë, plagosen dy infermierë në Bilisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.