• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emergjencat Civile: Situata e motit dhe masat deri në orën 10:00

admin by admin
12 January, 2017
in Kronika
0
Emergjencat Civile: Situata e motit dhe masat  deri në  orën 10:00
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në të gjithë vendin reshjet e dëborës dhe temperaturat poshtë zeros kanë shkaktuar vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve.

Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale të cilat qanë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre.

Mbeten disa akse rurale ende të bllokuara ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka pasur vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore. Gjatë gjithë kohës ato janë mbajtur në monitorim nga Policia Rrugore ndërsa pushteti vendor ka marrë masa duke hedhur skorje dhe kripë.

Situata në akset rrugore në të gjithë vendin paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë por në segmente të caktuara duhet të bëhet kujdes si pasojë e ngricave. Po punohet me 4 mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Policia Rrugore po monitoron qarkullimin e automjeteve.

Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë, Bajram Curri-Valbonë dhe Fushë Dukagjin-Qafë Shllak qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë ndërsa në aksin rrugor Ura e Zapodit- Shishtavec përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma ushqimore në Bashkinë Tropojë gjatë ditës.

QARKU DIBËR

Aksi rrugor Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e tij.

Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 2 fadroma për mbajtjen të hapur këtë aks rrugor.

Të qarkullueshme me zinxhirë janë akset rrugore Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë dhe  Peshkopi-Kala e Dodës ndërsa e bllokuar është rruga Burrel-Selishtë. Për hapjen e saj   po punohet me 1 fadromë.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në fshatin Tërnovë e Vogël, Njësia Administrative Zerqan Bashkia Bulqizë

QARKU SHKODËR

Akset rrugore Shkodër-Qafë Thore-Theth, Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë-Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre por ka vështirësi për shkak të ngricave.

Akset  rrugore Qaf Mali-Fierzë, Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Gjatë ditës së sotme një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në Njësinë Administrative Bregu i Lumit.

QARKU LEZHË

Aksi rrugor Kurbnesh-Lurë është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Akset rrugore Bulshar-Nënshejt-Lajthizë dhe Reps-Gurth-Spaç janë të bllokuara.

QARKU TIRANË

Si rezultat i reshjeve të borës gjatë natë ka pasur probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore si autostradën Tiranë-Durrës, autostradën Durrës-Kavajë dhe aksin rrugor Tiranë-Dajt.

Policia Rrugore ka monitoruar situatën dhe në disa zona ka bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Forcat dhe mjetet e bashkisë Tiranë kanë  punuar me pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e skorjeve në zonat problematike.

QARKU ELBASAN

Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë.

Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa probleme.

QARKU KORÇË

Akset rrugore Ersekë-Leskovik-Çarshovë Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të hapur të gjitha akset rrugore.

QARKU VLORË

Në Qafën e Muzinës qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë ndërsa firmat kontraktore janë në gatishmëri me  mjete për çdo situatë.

Në Qafën e Llogarasë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë por në pjesë të veçanta do kujdes nga drejtuesit e automjeteve sepse ka prezencë ngricash.

Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në këto segmente rrugore.

QARKU GJIROKASTËR

Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë me përjashtim të aksit rrugor Përmet-Çarshovë.

Akset rrugore që të çojnë në zonat rurale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

QARKU BERAT

Aksi rrugor Potom-Skrapar i kalueshëm me zinxhirë

Ne qarqet e tjera nuk raportohet per probleme

Previous Post

Aksident masiv në Vorë-Fushë Krujë, reshjet e borës në Tiranë shoqërohen me incidente

Next Post

Një burrë i vdekur gjendet tek dera e shtëpisë në Sarandë, dyshohet nga i ftohti

admin

admin

Next Post
Një burrë i vdekur gjendet tek dera e shtëpisë në Sarandë, dyshohet nga i ftohti

Një burrë i vdekur gjendet tek dera e shtëpisë në Sarandë, dyshohet nga i ftohti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.